• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LAJM I MIRË/ Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike
Home
Ekonomi

LAJM I MIRË/ Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike

2 September, 2020 s.autor Ekonomi

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove.

Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë. Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në intervalin kohor korrik 2019-korrik 2020 vlera e arit është rritur me rreth 32% dhe ky ka rezultuar fitimprurës si instrument i investimit të rezervës valutore të vendit. Aktualisht, një onz ar kuotohet në vlerën e 206 mijë lekëve ose rreth 1660 eurove.

Kriza e Covid-19 dhe “përmbytja” e tregut me likuiditet për të ndihmuar ekonominë kanë rritur kërkesës për metale të çmuara, që perceptohen nga investitorët si asete më të sigurta për ruajtjen e vlerës në kohëra krizash.

Ari monetar përbën tashmë 3.6% të rezervës valutore të vendit, ndërsa në muajin maj kishte arritur peshën më të lartë specifike të regjistruar ndonjëherë, me 3.9% të totalit. Pas rritjes së fortë të rezervës valutore nga fondet e eurobondit në muajin qershor, pesha specifike e arit pësoi një rënie të lehtë.

Eurobondi bëri që rezerva valutore e vendit që në mesin e këtij viti të kalonte për herë të parë kufirin e 4 miliardë eurove. Në fund të korrikut, vlera e mjeteve të rezervës ishte 4.12 miliardë eurove ose afërsisht sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shumë është gati katër herë sa deficiti i llogarisë korente të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja në nivele kaq të larta pritet të jetë e përkohshme, pasi një pjesë e eurobondit do të përdoret për shlyerjen e atij të vitit 2015, që maturohet në vjeshtë, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret në funksion të programit të rindërtimit dhe mbulimit të deficitit buxhetor.

Në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është zgjeruar me 56%. Rritja është bërë kryesisht përmes blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë për valutë, por edhe zbutjen e goditjeve eventuale që mund të cënojnë stabilitetin financiar të vendit./Monitor/foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NDODHUR MIDIS DY ZGJEDHJEVE/ Ja cilin format televiziv pëlqen Arbana të drejtojë në këtë kohë pandemie (FOTOT)
Previous article NË JUG PËR 100 VJETORIN E LUFTËS SË VLORËS/ Rama publikon VIDEON e monumentit të bërë nga babai i tij dhe shkruan: Ndjehem bukur, s’rri dot...

s.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT