Kryeministri Rama do të jetë sot në qytetin e Vlorës, për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës.
Kryeministri e nis mëngjesin me një video të monumentit që përkujton Luftën e Vlorës, monument i krijuar nga babai i tij Kristaq Rama. Kushdo që do të përkujtojë Luftën e Vlorës thotë Rama do të përulet përball atij monumenti.
“MIRËMËNGJES në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës”, shkruan Rama dhe publikon videon e mëposhtme.
MIRËMËNGJES 😊në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s'rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës🇦🇱#RESPEKT🙏
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 1. September 2020


