Konvertimi i lejeve drejtuese shqiptare po fillon në 8 shtator
Marrëveshja misdis qeverisë Italiane dhe Shqipërisë për njohjen e lejeve të drejtimit. Në maj të këtij viti qeveria shqiptare miratoi një draft ilustrues me lejet e reja të drejtimit të patentave shqiptare, të lëshuara nga 2017 e tutje, shkruajnë mediat italiane.
Më 13 gusht 2019 u njoftua nga shërbimet e transportit rrugor se konvertimi I patentave do filojë nga 8 shtatori 2019. Konvertimi i licencës nuk është asgjë më shumë se lëshimi i një licence italiane në vend të asaj shqiptare .
Sipas kësaj marrëveshje, shtetasi shqiptar në posedim të një leje drejtimi të rregullt, mund të udhëtojë në Itali brenda 1 viti nga data në të cilën ai deklaron vendbanimin e tij në Itali. Pasi të ketë skaduar kjo datë, ai nuk mund të udhëtojë më, përndryshe licenca do të hiqet.
Në çdo rast, mbajtësi i licencës, edhe nëse nuk mund të udhëtojë, ka edhe 3 vjet të tjera për të kërkuar konvertimin e lejes së drejtimit. Pasi të ketë kaluar ky afat, për të marrë lejen e drejtimit duhet të ndjekë rrugën e rregullt të provimit.
Cili ishte problemi i licencave të reja?
Edhe pse Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me disa vende (përfshirë Italinë) për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, formati i ri shqiptar i kësaj të fundit (i prezantuar në 2017) nuk u njoh më nga shteti italian.
Ministria Italiane e Transportit nuk u këshillua për këtë ndryshim dhe, mbi të gjitha, për rishikimin e marrëveshjes. Qeveria shqiptare për këtë detyrë ishte mbështetur në ambasadat, të cilat informuan ministrinë e jashtme.
Problemi padyshim që nuk kishte të bënte me licencat shqiptare në formatin e vjetër, të lëshuar në Vendin e Shqiponjave nga 1 korriku 2015 deri në 2016, dhe për të cilat të dy vendet tashmë kanë një marrëveshje
Përgatiti: AlpeNews.al