Banda e Habilajve, arrestuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike do te dale para gjykates italiane me daten 31 tetor. Sakaq, sot behet me dije se jane sekuestruar 6 prona te Habilajve ne qytetin e Vlores.
Lajmin e raportojne mediat italiane sipas te cilave sot do te zhvillohet seanca e pare në gjykatën e Katanias ne ngarkim te bandes se kryesuar nga Moisi Habilajn.
Ata u prangosen ne kuader te nje hetimi te gjate dhe operacioni te koduar “Rosa dei Venti”.
Kujtojme se Nezar Seiti një nga anëtarët e bandës së Habilajve është arrestuar në territorin e Republikës së Shqipërisë e brenda 20 ditëve nga data e arrestimit duhet të ekstradohet drejt Italisë për t’iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane.
Të arrestuarit e bandës Habilaj
Moisi Habilaj, i lindur më 18/01/1978 në Shqipëri i konsideruar kreu i kësaj bande
Fatmir Minaj.lindur në Shqipëri më 15/04/1962 banues në komunë Modica të Raguzës
Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri më 27/01/2016 e banues në komunë Modica të Raguzës
Nezar Seiti lindur në Shqipëri më 30/03/1977 e i arrestuar në territorin e Shqipërisë
Italianët e arrestuar:
Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia në provincën e Katanias
Gianluca Passavanti, banues në Katania
Angelo Busacca , banues në Raguza
Antonino Riela. banues në Katania
Ne kerkim
Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11/10/1980
Armando Sulaj , vallai i Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri ma 12/05/1984
Tigrens Mezuraj lindur në Shqipëri më 29/07/1994
Akuza ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve është pjseëmarrje në organizm kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike e armëve.
“Panorama” publikon fotot e pasurive në Vlorë të vëlelzerve Habilaj qe jane sekuestruar sot nga Policia dhe Prokuroria.
Njoftimi:
Sekuestrohet Pasuri e Habilajve, njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme në Vlorë! Sekuestrimi i pasurive si rezultat i bashkëpunimit midis DVP.Vlorë, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P.Parave dhe Prokurorisë Vlorë!
Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.
Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.
Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..
Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..
Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.
Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.







