Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u ndal gjatë diskutimeve në Kuvend për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim” dhe tek siguria detare.
Në fjalën e saj deputetja u rikthye te tragjedia e Potamit ku tha se 7-vjeçarja humbi jetën për shkak të pasigurisë që ka në brigjet e Shqipërisë
“Ndërsa vija këtu dëgjoja maxhorancën që përmendën termin siguria detare. Dhe njerëzishëm siguria detare e ujërave tona janë si shkretëtira ranore pasi nuk ka jetë detare. Pasi në bregdet ka një mur betoni dhe pas tij nuk ka jetë detare. Merrni shikoni bregdetin e Durrësit. Shkojmë te siguria detare, unë nuk e di si ndiheni ju kur një 7 vjeçare humb jetën në Potam se nuk pasiguri në breg. Ende ky parlament nuk ka mbajtur një minutë heshtje për këtë tragjedi.
Siguria detare thoni ju se ndiej edhe vetë personalisht një farë fajësie pasi e dimë se çfarë do të thotë kjo gjë për një prind, kjo tragjedi”, tha Duma.