• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI/ PD kthehet pas DY vitesh, asnjë takim me LSI që pas 25 prillit
Home
Politikë

KUVENDI/ PD kthehet pas DY vitesh, asnjë takim me LSI që pas 25 prillit

9 September, 2021 F.autor Politikë

PD e LSI dy vite e gjysmë më parë zgjodhën të linin jetën parlamentare dhe të vijonin betejën jashtë institucioneve.  PD si udhëheqësja e koalicionit u ndoq pa hezitim nga aleatja më e madhe, LSI dhe partitë e tjera opozitare. Megjithatë, rikthimi në tempullin e ligjvënësve gjen në pozita të tjera partitë opozitare.

Partia Demokratike, LSI dhe aleatët futen të premten në parlament, pa zhvilluar asnjë mbledhje mes tyre për të dakordësuar një strategji opozitare të përbashkët.

PD nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje paraprake as me deputetët e saj, por pritet që mëngjesin e së premtes demokratët të zhvillojnë një takim në seli, përpara se t’i bashkohen deputetëve të tjerë në parlament. Selia blu është shprehur qartë me anë të udhëheqësit të saj, se pas 10 shtatorit do të përqëndrojë energjitë te propozimi i një sërë ndryshimesh ligjore e kushtetuese. Report Tv ka mësuar se draftet paraprake për reformim zgjedhor e territorial, do të nisin të propozohen që në tetor.

Pavarëisht retorikës politike e debateve që do të prodhojë nga foltorja, gjasat janë që PD në parlament të tregohet konstruktive. Ashtu sikurse ka pohuar vazhdimisht, Sali Berisha do të jetë prezent në seancën e parë plenare.

LSI ndonëse ndryshe nga PD pranoi se gaboi në djegien e mandateve, nuk është shprehur lidhur me qëndrimin që do të mbajë në parlament. 4 deputetët e saj nuk kanë zbuluar nëse do ta mbështesin  partnerin demokrat në ndryshimet që do të propozojë. Megjithatë nëse do të dojë të bëhet vetë nismëtare e ndryshimeve ligjore, LSI-së i duhet ndihma e PD për të formuar grupin parlamentar. Po ashtu edhe aleatët të cilët një ditë më parë, u dakordësuan mes tyre për një grup të përbashkët, të cilit Lulzim Basha duhet t’i dhurojë po ashtu deputetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U TRANSFERUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Filipoviç: Sot është fillimi i një aventure të re, sfida të reja për...
Previous article A DO KETË DASMË? Modelja shqiptare flet për lidhjen me vëllanë e Bebe Rexhës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT