Dorëheqja e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, kuvendi ka njoftuar KQZ për vakancën. Kuvendi pas njoftimit të KQZ për dorëheqjen e Tahirit pret procedurat për plotësimin e vendit të Tahirit.
Me Kushtetutë mandati i Tahirit ka përfunduar.
Neni 164 i Kodit Zgjedhor thekson se: “Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse.
Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën por ai ka marrë një post tjetër si këshilltar. Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.



