Kushëriri i gjyqtarit Shkëlqimi Miri (i akuzuar për korrupsion), Kujtim Miri ka pranuar të japë informacion për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kujtim Miri dyshohet të ketë qe në sekser në rastin e lirimit të Dodës.
“Nuk jam mirë nga gjendja shëndetësore. Shpjegimet do t’i jap në një moment të dytë,” tha ai.
Gjyqtari Shkëlqim Miri i cili është akuzuar për korrupsion, pasi në apartamentin e tij u gjetën para me vlerën e 34 milionë lekë të reja, ka kërkuar lirimin nga Apeli i Krimeve të Renda.
Kërkesa e tij është depozituar një ditë më parë dhe burime nga akuza bënë të ditur për Report TV se gjyqtari kishte deklaruar se paratë i kishte marrë borxh për kurim.
Prokuria e Krimeve të renda ka nisur një hetim pasuror ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri mbahet në pranga i dyshuar për korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe mos justifikim pasurie në vlerën e 34 milion lekëve.
Ai akuzohet se përmes marrjes së një ryshfeti me vlerë 20 mijë euro, ai i ka ndryshuar akuzën të dënuarit për vrasje Gentian Doda, i cili falë vendimit të Mirit ka dalë nga burgu dhe tashmë ndodhet në arrati.


