Një tjetër krim makabër ka tronditur Tiranën gjatë orëve të mbremjes së djeshme.
Gjithçka nisi kur një 34 vjeçar vdes pas plagëve të marra në spital, që siç u mësua më vonë I kishte nga vëllai I të dashurës së tij që nuk pranonte lidhjen jashtëmartesore me të motrën.
Mbrojtja e nderit, e përfunduar tanimë në tragjedi është një fenomen që e ka tronditur jo pak herë vendin tonë.
Kujtojmë këtu masakrën e trefishtë tek “Uji I ftohtë” ku vëllai vrau tre persona vetëm sepse I ngacmuan motrën në “Facebook”.
Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e rende tronditi Tiranën ku një 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Lidhja me një 20-vjeçare të martuar i kushtoi jetën Arben Gjecit. 34-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me një vajzë të martuar dhe çdo gjë u zbulua nga burri dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar.
Por vëllai i saj E.Cani dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Ata i ruajtën pasi më herët burri i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin.
***Rastet
Kavajë, nuk pranoi lidhjen e motrës, i vret të dashurin
Ekzekutimi i 24-vjeçarit Shkëlzen Kala në fshatin Hajdaraj të Kavajës, është kryer nga vëllai i vajzës me të cilën ai kishte një lidhje dashurie. Betim Bumçi ka pranuar autorësinë e krimit.
Mes viktimës dhe familjes së autorit prej kohësh ka pasur debate të ashpra, pasi nuk e pranonin këtë lidhje. Një konflikt që Betim Bumçi ndihmuar dhe nga miku i tij Elton Hoxha, kanë vendosur ta zgjidhin me armë.
Vëllai ekzekuton motrën për nder në oborrin e shtëpisë
Një 40-vjeçar nga Mati vret motrën në oborrin e shtëpisë. Mirash Miza nuk ka duruar dot fjalët e liga të banorëve të zonës për motrën e tij, ndaj pas një debati të ashpër dhe nën efektin e alkoolit, ai ka marrë çiften dhe e ka qëlluar për vdekje.
I ngacmojnë motrën, kryen masakër në Vlorë
Një masaker e trefishte ka ndodhur në Vlorë kur hapur zjarr në drejtim të pushuesve Delin Hajdaraj 22 vjeç.
Sherri me pesë djemtë nga Fieri ka nisur pasi këta të fundit i kanë ngacmuar motrën, teksa ajo pushonte në plazhin privat “Kalaja”, në Vlorë. Ai është telefonuar nga e motra, e cila i ka kërkuar ndihmë se disa djem e kishin bezdisur duke i kërkuar emrin për ta kontaktuar në rrjetin social “Facebook”.
Përgatiti: AlpeNews.al






