• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse opozita po i frikësohet garës elektorale!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse opozita po i frikësohet garës elektorale!

26 January, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ka një paradoks të pashpjegueshëm mes padurimit të opozitës sonë për tu rikthyer sa më parë në pushtet dhe ikjes së saj si “djalli temjanit”, nga reforma elektorale. E bashkë me të, opozita duket se sa më shumë afron data e ballafaqimit elektoral të radhës me PS, aq më shumë i bishtnon përgjegjësive të saj politike, që lindin në gara të tilla kaq shumë të rëndësishme zgjedhore.

Ndoshta është kjo edhe arësyeja, që i ka detyruar jo vetëm aleatët “minorë” të PD dhe LSI, që të shkojnë drejt daljes më vete në zgjedhje, ose nëpërmjet krijimit të një poli të tretë në politikën shqiptare. Por edhe zërat më të fuqishëm, brenda së djathtës dhe të identifikuar si pranë lidershipit kryesor të saj, që po tërheqin gjithnjë e më fuqishëm vëmendjen, për ta parë sfidën elektorale të radhës drejt e në sy, e për të nisur sa më parë përgatitjet për ta përballuar atë.

As të gjitha këto dhe as afrimi i periudhës së fillimit të fushatës zgjedhore, nuk po e ndryshojnë qasjen e opozitës sonë, në lidhje me këtë çështje. Kjo ikje nuk ka nisur sot. Nuk është vënë re sot, për here të parë, por ajo ka lindur herët. Përfaqësuesit e opozitës sonë e kanë nisur rrugëtimin për ti ikur zgjedhjeve dhe proceseve parapërgatitore të tyre, edhe atëherë kur përfaqësuesit e mazhorancës, i kanë bërë ftesa rregullisht për tu ulur dhe për të rënë dakord, që të adresojnë sëbashku në reformën e re elektorale, sygjerimet e OSBE-ODIHR.

Opozita jonë ka gjetur deri më sot, njëmijë e një arësye për tiu larguar komisionit të posaçëm të ngritur për këtë qëllim në Parlament, edhe atëherë kur drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, i kanë bërë thirrje publike që të vijnë dhe ti shkruajnë me dorën e tyre, të gjitha ndryshimet që kërkojnë në ligjin zgjedhor. E sigurtë është se në fund, pavarësisht këtij “refuzimi”, në stilin e njohur tashmë të lojës bajate politike në Shqipëri, do të jetë sërisht opozita ajo që do të ankohet dhe do të akuzojë mazhorancën për dështimin me sa duket, (ose miratimit si gjithmonë në minutën e fundit) të reformës.

Kjo qasje, kjo sjellje, ky bishtnim dhe mungesa e këtij kohezioni që e shoqëron në vijimësi sjelljen e saj politike, ka krijuar pasiguri duke mbjellë farën e disfatizmit në radhët e opozitarëve të thjeshtë. Skenaret imagjinare të hedhura nga opinionistë të sferave të ndryshme, e kanë shtuar edhe më shumë konfuzionin. Këtë shqetësim e ka shprehur edhe anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma. E pyetur se për çfarë duhet që ti qartësojë PD demokratët, ajo u përgjigj se:

“… askush nuk ka asnjë forcë që të tallet me demokratët. Duhet të jemi të qartë në atë që bëjmë, që nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën dhe se në pushtet do vijmë nga zgjedhje të drejta. Duhet të nxjerrim kandidatët shpejt, se demokratët duhet të njohin figurat që do i përfaqësojnë, demokratët nuk presin më duan qartësinë absolute. Unë kam bërë bisedë me Bashën dhe i kam thënë se nuk kemi luks që të eksperimentojmë më.”

Praktika e këtyre afro 29 viteve demokraci dhe rreth 20 proceseve zgjedhore që i është nënshtruar populli shqiptar, kanë treguar gjithmonë se është opozita ajo që i ndez shumë më herët motorrët e makinës së saj elektorale. Sepse në këtë mënyrë, ajo i ka dhënë gjithmonë kohë dhe mundësi njerëzve të vet, strukturave, përkrahësve dhe mbështetësve të saj, që të organizohen, strukturohen, mobilizohen dhe të krijojnë frymën e madhe të ndryshimit dhe të fitores së synuar.

Pyetja që lind pas kësaj është: Përse Partia Demokratike nuk e ka nisur ende, ashtu si edhe mazhoranca, procesin parapërgatitor brenda strukturave të veta, për zgjedhjet e përgjithshme lokale? Përse nuk po punon PD dhe LSI bashkë me aleatët e tjerë, për të nxjerrë sa më shpejt kandidatët e saj për garën e 61 bashkive të vendit? Përse nuk po qartësohen opozitarët në përgjithësi dhe demokratët në veçanti, për sfidën e 30 qershorit? Për çfarë eksperimentesh të reja politike dhe elektorale e ka fjalën znj. Duma? Përse e gjithë kjo mjergullnajë në lidershipin e PD, e cila vjen pas 3 humbjesh elektorale të njëpasnjëshme, ku më e rënda është ajo e 2017 kur mori 240 mijë vota më pak se më 2013?

Të gjitha këto tregojnë se opozita ka frikë për tu ballafaquar ballë për ballë me mazhorancën, në një garë elektorale, sipas të gjitha normave të vendeve me demokraci të qëndrueshme dhe standardeve të një vendi që prêt bashkë me zgjedhjet në qershor, të marë edhe datën e çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE. Ndaj, me sa duket në vijim të trukeve të saj me “çadra”, “me Babale”, me grabitje kauzash e protestash, opozita duket të jetë ende në dilemën për të zgjedhur mes “hilesë” së saj të radhës dhe përballjes dinjitoze politike të radhës.

Pavarësisht zërave gjithnjë e në rritje brenda të djathtës, që kërkojnë të kenë përballë Edi Ramës dhe PS, një opozitë me program politik, me projekt elektoral, me transparencë përballë mbështetësve e përkrahësve të vet dhe me alternativë të qartë për 30 qershorin, nga lidershipi vendimarrës nuk po emetohet ende asnjë sinjal pozitiv. Në këto kushte, protesta e 16 shkurtit, më shumë sesa një demonstrim kundër qeverisë, duket se do të jetë një provë finale për vetë opozitën e bashkuar. Nëse pas kësaj, do të jetë në lartësinë për tu përballur denjësisht me PS dhe kanidatët e saj, apo do të jetë në kërkim të alibisë së parakohëshme, për humbjen e radhës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN EKSPORTET NGA.../ Tregëtia Shqipëri-Kosovë pëson progres
Previous article KUR VËLLAI VRET PËR MOTRËN/ Rastet TRAGJIKE. Nga "NDERI" tek NGACMIMI në "Facebook" (FOTOT)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT