Një prej zerave kryesorë të protestës para ambienteve të Ministrisë së Brendshme diten e djeshme, për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Tiranë, ka qene edhe këngëtari Stresi, i cili është shprehur mjaft i revoltuar duke adresuar një sërë akuzash.
Nderkohë që tha se ishte “Azem Hajdari i dytë”, Stresi u shpall më pas edhe në kerkim nga policia, gjë të cilen siç edhe dihet nuk e ka për herë të parë.
Ndonëse nuk pranohet nga te gjithë, reperi duket se ka udhehequr protestën e dhunshme diten e djeshme që po vazhdon edhe sot me të njejtat tone.
Ky i fundit madje është bërë edhe “simbol i shpresës” teksa ka arritur të frymëzoje edhe një grua në Korçë: “O Stresi t’u bëftë nëna që ngritje tërë këtë thirrje”.
Mëposhtë ju sjellim disa prej thirrjeve të tij në 24 orët e fundit. Nëse janë apo jo motivuese, vendoseni ju!
“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”.
Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”
“Ku ishte arma, janë poshtërsira të policisë. Kur vjen të vret një polic tek shtëpia çfarë pret ti. Jam rritur me të. Për ça paguhen policët për të na vrarë ne! Kërkoj nga Sandër Lleshaj që të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen. Të shkojë në shtëpi, u vra në mënyrë të padrejtë”.
Ça duhet me bo? Duhet me ndejt në qetësi. A e vranë atë Arditin? Atë djalin në Durrës (në fakt u gjet në Tiranë) se ai ishte i vogël. Kush e mori përgjegjësinë për atë djalë? A më kuptoni? Kështu që ju prezantuese. Sepse i kam parë portalet, t’ju vijë turp. E di si keni arritur në karrierë ju. Me hap këmbët, me go***re. Keni tradhëtuar shoqet për pak famë. Edhe më kritikoni mua. Kam me ia shk*r*hy motrën atij qyteti derisa t’i heqim këto k**va nga pushteti. Sa të kem shpirt.
AlpeNews.al



