• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËRSHOI PRISHJEN E BANESAVE/ Klevis Balliu merret i pandehur: Sonte në darkë do…
Home
Politikë

KUNDËRSHOI PRISHJEN E BANESAVE/ Klevis Balliu merret i pandehur: Sonte në darkë do…

14 November, 2019 Delo.autor Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është marrë i pandehur për kundërshtim të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT, dy ditë më parë teksa ndërhynë për të prishur banesat që preken nga projekti i Unazës së Re. Po kështu ai akuzohet edhe për tubim të paligjshëm. Balliu ka hedhur akuza se në gjyq nuk po shkojnë se kanë bërë ndonjë krim por po i dërgon  kryeministri Edi Rama.

Ai ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës  ku ka deklaruar se  PD dhe vetë ai si ish deputet i ka mbrojtur banorët e Astirti, pavarësisht se kur banesat e tyre shembeshin Balliu dhe përfaqësuesit e PD mbërritën me vonesë pranë tyre.

Balliu ndër të tjera ka shtuar se në darkë do të bëjë publike at që ai e quajti ‘hajdutët e vërtetë’ në Unazën e Re.

“Këto që i quajnë zaptues. Sot në dark do të shihni se kush janë hajdutët e vërtetë, sot në dark. Ky merak do të shuhet sot në dark.” ka thënë ndër të tjera Balliu.

Ish deputeti është ndalur edhe tek ‘kontrata’ që kreu i PD, Lulzim Basha ka firmosur me banorët e Astirit , duke thënë se banorët e Astirit të cilëve u është prishur banesa jo vetëm që do të dëmshpërblehen por madje do të futen në burg edhe përgjegjësit.

“Është e gabuar të thuash se nuk arritëm ne ti mbronim. Fakti është i vetëm banorët fituan se do të dëmshpërblehen. Le të ngrihet mazhoranca por nuk do të përçahen banorët. Ata që i dhunuan do të shkojnë në kokërr të burgut. Kjo është një kontratë e re e firmosur nga Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re. Nuk prisja asgjë më shumë, se PD e di mirë se në momentin që  do përballemi me mazhorancën do të bënin dhunë, arrestime, shtyrja, gazi. Por ajo që na shqetëson është se qytetarët mbetën pa shpi. Ajo që na shqetëson është Shpëtim Billa që u prish shpia në mënyrë të paligjshme. Preken të gjitha shtëpitë, aty nuk ka projekt. DH është kompania fantazëm nuk ka projekt. është vetëm një zgjerim, shqetësimi im është me banorët. Shkëlzen Sadikaj ka gjyqin dhe do të jetë tek gjykata penale. S’dinë ç’bëjnë janë gjuajtur me gurë, fëmijë , nga policia u është hedhur gaz dhe janë helmuar. Këto do të shihni sot në darkë se kush janë hajdutët sot në dark do tua tregoj unë në dark. Sot këto që ju i quani zaptues. Ata shkuan për t’i vrarë.  Dërgimi në gjyq po caktohen data gjyqesh, Nuk mund të marrësh të pandehur për një vit një komunitet të tërë. Ky meraku do të shuhet sot. Këtu s’ka prova. Në gjyq na çon Rama. Për Kajmakun kërkon dialog. Nuk pranoi dialog me banorët.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA K*RVA NË KËTË BOTË"/ I anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni”, Mustafa Nano i sfidon live: Më prisni në Shkodër!
Previous article "NUK E DI KU ËSHTË BABI"/ Në shtëpinë e vogëlushit nga Gostivari që ndodhet ende në kampin e ISIS

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT