Gazetari Musatafa Nano reagoi për herë të parë pasi i anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni”, në Shkodër. Shfaqja e titulluar “Nuk ka kurva në këtë botë”, ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni, por më pas Muç Nanos iu komunikua nga drejtuesit e teatrit që shfaqja duhet të anulohej për shkak të reagimeve të qytetarëve.
Madje Nano nga studio u bëri thirrje të gjithë shkodranëve që ta presin ditën e shtunë, sepse e ka ndarë mendjen mendjen për ta dhënë shfaqjen.
“Ajo që do ndodhi është që do priten ca bileta dhe njerëzit që presin biletat e dinë se ku do shkojnë, kë do kenë në skenë. Do më kenë mua, përgjithësisht mua më njohin se kam 20 vjet që vij vërdallë, e dinë se kush jam, e dinë se ku shkoj, e dinë se sa të madhe e kam pacipësinë fjala vjen. Kshq do vijnë burra dhe gra që kanë namuzin tim, dmth që nuk kanë namuz fare”.
Bieta: Pse nuk i sfidon?
“Tani po e mendoj për herë të parë. Edhe mund të shkoj. Shkodra më prisni, të shtunën në orën 6 në mbrëmje jam në Shkodër për të dhënë shfaqje”.
Bieta: Si do e zgjidhim cështjen e biletave?
“Nuk shkoj për të fituar atje, unë këtë e bëj për qerjf, mund ta jap edhe shfaqjen falas. Ka njerëz që kanë prerë biletat por nuk i nxjerr të ardhurat e mia nga biletat”.



