• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJTON KRITIKËN QË I KA BËRË REXHEP QOSJA/ Rama: Që prej asaj dite, nuk e fus më dorën në xhep…
Home
Politikë

KUJTON KRITIKËN QË I KA BËRË REXHEP QOSJA/ Rama: Që prej asaj dite, nuk e fus më dorën në xhep…

27 September, 2021 F.autor Politikë

Në prani edhe të homologut të tij, Albin Kurti, Rama vlerësoi lart figurën e Qoses, ndërsa nuk la pa kujtuar këshillat apo edhe kritikat që ai ka bërë.

Rama e konsideron Qosen, “zotni burrë” dhe një intelektual e patrioti të palëkundur. Kreu i qeverisë solli në vëmendje një artikull kritikues të Qoses, kur ai ishte në opozitë.

Rama vlerëson Rexhep Qosen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes”

“Ti shprehësh mirënjohjen dhe të nderosh një njeri të admirueshëm do të thotë të marrësh falas në këmbim uratën e tij.

Kjo nuk ka sesi të mos më lumturojë. Aq më tepër që unë jam vetëm kryeministri më i mirë mes artistëve, ndërsa profesori është më i larti i vetëdijshmëve të një gjuhe dhe gjaku përgjatë harkut të një jete të përputhur me periudha nga më të zymtat.

Vetëdija atdhetarë e Qoses është tipari dallues i një intelektuali dhe patrioti të palëkundur. Një zotoni burrë.

Profesor Qosja qëndron në kohë si shembull i gjurmimit të së mirës së përbashkët, në një vend kur zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin publik.

Ka qenë shumë vite më parë kur asa kohe nxënës në liceun artistik mes rafteve të librave të censuruara nga regjimi mua më ra në dorë një libër me titull anatomia e kulturës

Ishte i lejuar, por kishte një ndjesi tjetër dhe përçonte një armo tjetër nga botimet shabllone. Qysh atëherë unë u vura në gjurmët e autorit të atij libri që në ato fare pak fotot bardh e zi mua më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së dëshmitareve të historisë shqiptare.

Kur flitej për Barletin apo për Gjeçovin mua ata më shfaqeshin me portretin e Rexhep Qoses.

Profesori i meriton të gjitha, për mua Rexhep Qosja hyn në ata njerëz që për mua është më fat dhe e konsideroj vetëm me privilegj që e njoh personalisht.

Mbase sot është dita për të thënë se nga koha kur isha në opozita sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. Nuk e di sa i kujtohet të tjerëve, e kam fjalën kur njëherë gjate inspektimit ne nje shkolle si kryetar i bashkisë por edhe kryetar i opozitës kamerat më zunë gafil me duar në xhepa. Dhe ju vëzhgues i imtë më qortuat me një artikull që bëri bujë “Opozitë me duar në xhepa”.

Ishte një qortim shumë gërvishtës, që nisej me duar e mija në xhepa dhe bitisej në përfundime të hidhura të opozitës së asaj kohe.

Kritikët e mi janë të bindur që mua kritikat nuk më bëjnë përshtypje. Por unë ju sfidoj që të shikoni dhe gjeni një pamje të vetëm gjatë inspektimeve me duar në xhepa”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JENI KOKAT E POPULLIT"/ Qosja bashkon Ramën e Kurtin: Shqipërinë e Kosovën nuk i kam ndarë kurrë, i kam ëndërruar bashkë
Previous article DEKORIMI/ Rexhep Qose: E ndjej veten shumë mirë që ky nderim mu bë nga Rama në Prishtinë. Dy kryeministrat të takohen...

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT