Gripi është sëmundje virale i cili përhapet kryesisht gjatë stinës së dimrit, megjithatë kohët e fundit për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave po paraqitet edhe në stinët e tjera pra edhe në stinën e verës.
1. VAKSINOHUNI. Vaksinohuni kundër gripit sezonal.
2. Njihuni me shenjat dhe simptomat e Gripit.
– Temperaturë
– Kollë
– Djegie fyti
– Të dridhura apo ethe
– Lodhje e madhe
– Hundë të zëna ose që rrjedhin
– Dhembje e muskujve
– Kokëdhimbje
3. Mësoni si të kolliteni.Kollituni ose Teshtini në mëngën e veshjes suaj, në shami ose në shuplakën e dorës tuaj.
4. Lajini duart gjatë dhe shpesh (me sapun e ujë, ose dezinfektues duarsh) si edhe mundohuni të mos prekni sytë, hundën ose gojën.
5.Mos u qëndroni afër njerëzve të sëmurë.