• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SURPRIZA/ Emërohet Drejtoresha e Shërbimit Social. Dikur u përplas “fort” me Fatmir Xhafën
Home
Shqipëri

SURPRIZA/ Emërohet Drejtoresha e Shërbimit Social. Dikur u përplas “fort” me Fatmir Xhafën

1 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Luneda Sufali do të jetë drejtoresha e re e Shërbimit Social Shtetëror që nga dita e sotme. Prezantimi i saj u bë nga Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila duke i uruar Znj. Sufali suksese në detyrën e re, theksoi mbështetjen për SHSSH, në kapercimin e sfidave me të cilat ky institucion përballet.

Por kush është Luneda Sufali? Të gjithë e mbajmë mend me debatin e ashpër në Komisionin e Ligjeve dy vite më parë mes saj dhe kreut të komisionit Fatmir Xhafaj. Në atë kohë Sufali mbante postin e drejtoreshës së Lojërave të Fatit.

Debat dhe replika në limitet e etikës patën shoqëruar mbledhjen e komisionit më të rëndësishëm të institucionit të Kuvendit.

Luneda Sufali, ka injoruar deputetët e Kuvendit duke thënë se ishin lojtarë kumari.

REPLIKAT NË KOMISION

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, ndjesë për vonesën, por tani mbaruam ligjin e energjisë. S’keni ardhur kur keni mbrojtur buxhetin kaq shumë nga Ministria, keni ardhur për lojërat e fatit.

Shkëlqim Cani: U trembëm nga hera e kaluar…

Luneda Sufali: Jemi dhe nga Lojërat e Fatit, edhe nga Ministria.

Fatmir Xhafaj: S’kisha parë të merrnit kaq staf me vete ndonjëherë.

Pandeli Majko: Bëj atë pyetjen që thashë unë dje, kush ka konflikt interesi të largohet.

Luneda Sufali: Jam e sigurt fare, të gjithë! I bie të prishet Komisioni.

Pandeli Majko: Çohem unë i pari. Kam lujt skedina në shkollë të mesme…

Luneda Sufali: Janë të gjithë me konflikt interesi, ta garantoj unë me 100 për qind.

Bashkim Fino: Shiko këtej nga opozita…

Luneda Sufali: E, kush ka konflikt!, Këtu jeni të gjithë. Kanë konflikt …

Oerd Bylykbashi: Zonjë do dekriminalizohet shpifja… Edhe shpifjen do ta dekriminalizojmë. Kujdes!

Pandeli Majko: Thuaja pak kryetarit të Komisionit se duhet ta dëgjojë live…

Luneda Sufali: Duhet të bëhet pyetja që t’ia them…

Fatmir Xhafaj: A ka mundësi të mos flasësh më, ose do dalësh përjashta…Këtu e drejtoj unë mbledhjen, aty ku merr pjesë ti, drejtojnë ata (ministri).

Luneda Sufali: Patjetër, por po i ktheja përgjigje zotit Majko.

Fatmir Xhafaj: Patjetër, por përgjigje kur jam unë nuk mund të japësh. Nuk e di çfarë pune bën atje në ministri po…

Luneda Sufali: Pastruese. (Qesh)

Fatmir Xhafaj: Atëherë dil nga salla.

Luneda Sufali: Jam e ftuar në Komision.

Fatmir Xhafaj: Atë e vendos unë, të lutem largohu nga karrigia.

Luneda Sufali: Nuk largohem!

Fatmir Xhafaj: Zonjë, urdhëroj unë këtu!

Luneda Sufali: S’mund të largohem. Më kanë caktuar për të ardhur të mbroj diçka…

Fatmir Xhafaj: E përcaktoj unë. Prandaj tërhiqu mbrapa aty!

Luneda Sufali: Nuk mund të largohem!

Fatmir Xhafaj: Tërhiqu atëherë se do të ndërpres Komisionin, po të them!

Luneda Sufali: Ndërprite…

Fatmir Xhafaj: Nuk thërras pastrueset unë këtu…

Luneda Sufali- Shkëlqim Canit: E kupton çfarë po më kërkon?! Unë kam ardhur në Komision të mbroj ligjin këtu…

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, do marrësh masa apo të ndërpres Komisionin.

Shkëlqim Cani: Po ishte humor, po bënim shaka.

Fatmir Xhafaj: Jo të lutem, nuk ka shaka.

Shkëlqim Cani: Po kjo është drejtoresha e Lojërave të Fatit.

Fatmir Xhafaj: Po aq më keq akoma, në qoftë se është drejtoresha.

Shkëlqim Cani: Po ne po bënim shaka deri tani.

Bashkim Fino: Po bënim humor…

Fatmir Xhafaj: Çfarë humori, pse humor do bëjmë këtu?! Pse për humor kemi ardhur këtu ne me punonjësit tuaj.

Shkëlqim Cani: Nga që s’kishte filluar mbledhja, prandaj.

Fatmir Xhafaj: Muhabet është ky. Drejtoresha që bën shaka në Komision?! Nuk di çfarë është Parlamenti? Mësojani punonjësve tuaj se çfarë është Parlamenti, pastaj hajdeni…

Bashkim Fino: Nga Parlamenti buron qeveria, donte të thoshte…

Fatmir Xhafaj: Duket i paska ec mirë këto kohë, që flet komplet qesim.

Bashkim Fino- Luneda Sufalit: Ç’na bërë moj…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërblimet për festat e fundvitit. Ja kategoritë që përfitojnë
Previous article Kujdes, me të ftohtin vjen dhe gripi. Disa mënyra për ta parandaluar

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT