• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHYEN DY LOKALE DHE NJË HOTEL NË “FOLE” PROSTITUCIONI/ Gjykata e Fierit lë në burg 3 prej të arrestuarve
Home
Aktualitet
Kronikë

KTHYEN DY LOKALE DHE NJË HOTEL NË “FOLE” PROSTITUCIONI/ Gjykata e Fierit lë në burg 3 prej të arrestuarve

27 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Naxhie Aliaj, Nesti Golemaj dhe Besiko Molishtari të arrestuar gjatë operacionit të koduar ‘Bazat’ në Fier, pasi kishin kthyer për ushtrim prostitucioni dy lokale dhe një hotel.

Ndërsa për Tajar Hysenaj është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka regjistruar procedimin penal, ndaj personave nën hetim me iniciale B.M, N.G, N.A dhe T.H, të cilët dyshohen se në ambientet që ushtronin aktivitetin “Bar Kafe”, në bashkëpunim ushtronin dhe veprimtari të paligjshme atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale B.M, N.G dhe N.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 të K.Penal. Si dhe për personin nën hetim me iniciale T.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 62-2023-739 (225), datë 02.03.2023 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases B.M, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetasit N.G, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases N.A, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit T.H.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personat nën hetim me iniciale B.M dhe N.G, të cilët kërkuan zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Nga personi nën hetim me iniciale N.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lirimin e menjëhershëm pasi nuk rezulton e provuar kryerja e veprave penale, në alternativë ndryshimin e vendimit për sa i përket e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 62-2023-739 (225), date 02.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, 27.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U QËLLUA ME BRESHËRI PLUMBASH NGA BABË E BIR/ Kush është 41-vjeçari që u përfshi në konfliktin në Rrëshen
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Begaj dhe Van der Bellen: E vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT