• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Begaj dhe Van der Bellen: E vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve
Home
Politikë

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Begaj dhe Van der Bellen: E vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve

27 March, 2023 s.autor Politikë

Në konferencën e përbashkët të Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentit Federal të Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen, u diskutua edhe për konfliktin Kosovë-Serbi.

Presidenti Begaj iu përgjigj pyetjeve lidhur me vizitën e Presidentit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë dhe si ndikon konflikti midis vendeve fqinje në rajon. Begaj gjithashtu u shpreh kundër një Republike Srpska në Kosovë. Ai tha se e vetmja zgjidhje për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

“Është e vërtetë që dje ka pasur një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti. Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Kemi diskutuar gjerësisht rreth procesit të marrëveshjes së arritur në Bashkimin Europian dhe aneksit të kësaj marrëveshjeje në Ohër. Është një dakordësim publik i përshëndetur nga ana ime sepse fqinjin, themi ne shqiptarët, nuk e zgjedhim, fqinji është aty dhe nëse kemi mosmarrëveshje me dikë, mosmarrëveshjet zgjidhen nëpërmjet dialogut. Jemi plotësisht të bindur që dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në asnjë rast, në asnjë rrethanë si President i Republikës së Shqipërisë nuk do të pranoja që të kishte një Republikë Srpska në Kosovë dhe mesa di nuk është mëbshtetur as nga SHBA të cilët janë një partner strategjik i joni. Besoj se në kuadrin e asaj marrëveshjeje ku në kuadrin e një vetëmenaxhimi apo gjetje… me të drejtat komunitare sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës besoj do të jetë zgjidhja e duhur. Është e rëndësishme të vendoset një paqe midis Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhje të mosmarrëveshjeve, për respektim të minoriteteve, për të punuar fort që rajoni të integrohet në BE dhe të ketë më shumë prosperitet për njerëzit që jetojnë në rajon”, tha Presidenti Begaj.
Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen foli për shpresat e vendit të tij drejt këtij formati të ri dialogu. Ai vlerësoi përparësinë që ka ky dialog për Kosovën dhe Serbinë, si dhe faktin që dy vendet janë të ndërgjegjshme se pa marrëveshje nuk mund të jenë pjesë e BE.

“Unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj, bisedimet negociatat në Ohër dhe si ta quaj tani, nën drejtimin e zotit Borrell ose me pjesëmarrjen e tij, mendoj që mund të ishte një gur themelor në procesin e… le mos ta quajmë pajtim, por në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshjeje por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit,nga presidentët.

Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar. Në fakt unë e kam parë nga afër sepse e kemi Presidentin Vuçiç dhe Presidentin e atëhershëm të Kosovës në Alpah në Austri që kanë bërë biseda të dy së bashku. Që atëherë ka qenë goxha përparësi që u fol direkt njëri me tjetrin edhe pse nuk pati rezultate konkrete, por palët biseduan së bashku nga afër. Dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Van der Bellen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHYEN DY LOKALE DHE NJË HOTEL NË "FOLE" PROSTITUCIONI/ Gjykata e Fierit lë në burg 3 prej të arrestuarve
Previous article "QETSOR TI JE BURGAXHI"/ Debat mes banorëve, Luizi: Është fyerje të thuash...

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT