• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kthehen mbrapsht në Portin e Durrësit 318 persona. Ja ARSYEJA pse nuk u lanë të iknin jashtë (VIDEO)
Home
Sociale

Kthehen mbrapsht në Portin e Durrësit 318 persona. Ja ARSYEJA pse nuk u lanë të iknin jashtë (VIDEO)

29 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ne Portin e Durresit vetem ne muajin janar te ketij viti jane kthyer mbrapsht 318 shtetas. Permes nje videoje ministria e Brendshme ben me dije se keta persona ‘nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit, kishin mungesë mjetesh financiare, kishin konsumuar ditët e qëndrimit, ishin të kthyer deportiv, me refuzim hyrje, apo mungesë dokumentacioni”.durres-port

  • Njoftimi i plote:

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë këtij muaji intensifikuan punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër në territorin që mbulohet nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, janë evidentuar dhe dokumentuar 36 vepra të ndryshme penale:

• “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”; “Falsifikimi i dokumentave”

• “Braktisja e fëmijëve të mitur”,

• “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, “Kalim i paligjshëm i kufirit”

• “Trafikim i mjeteve motorrike”,

• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Për këto vepra penale janë proceduar penalisht 35 autorë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të fenomenit të migracionit të paligjshëm, zbatimit me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim.

Gjatë muajit Janar 2018, në SPK Port Durrës, iu është refuzuar dalja 318 shtetasve, pasi nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit, kishin mungesë mjetesh financiare, kishin konsumuar ditët e qëndrimit, ishin të kthyer deportiv, me refuzim hyrje, apo mungesë dokumentacioni.

Kontrollet e imtësishme janë përqëndruar në vijën e dytë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjithashtu është hartuar një Plan–Operacioni i përbashkët me DVP Tiranë, DVP Fier, DVKM Durrës, Delta Forcë dhe Administraten e Zonave të Mbrojtura Fier, “Mbi parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike përgjatë vijës bregdetare”.

Në operacion morën pjesë, strukturat e DVKM Durrës me Sektorin e Hetimit, shërbimet e Stacioneve të Policisë Kufitare Spille, Divjakë, strukturat e DVP Tiranë, (Stacioni i Policisë Golem), DVP Fier (Sektori i Hetimit të narkotikëve dhe trafiqeve, Komisariati i Policisë Dijakë) si dhe NjSKM “Delta Forca” e Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier.

Gjatë operacionit u kontrolluan territore të Spillesë dhe Divjakës, stane, ndërtesa të braktisura, ish-depo ushtarake, gryka lumenjsh, zona të pyllëzuara si dhe gjithë vija bregdetare.

Po në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria e Kufirit Durrës ka bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë, duke shkëmbyer informacion për persona që mund të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga ana tjetër Policia Kufitare Durrës vijon përpjekjet për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, vizitorët dhe turistët që hyjnë dhe dalin në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Portit Detar të Durrësit.


Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kupa e Shqipërisë, ja kalendari i gjysmëfinaleve pas hedhjes së shortit
Previous article Bes Kallaku merr gjobë, Ija shkon në komisariat (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT