Gjyshja e aktorit të njohur Bes Kallaku është kthyer tashmë në një personazh. Ajo njihet ndryshe si Ija e Besit, por emri i vërtetë i saj është File Daci.
Ndërsa sot Ija dhe Besi ishin të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan. Teksa gatuanin ajo i ka bërë të gjithë të qeshin me historitë e saj. Gjyshja tregoi një histori të ndodhur kohë më parë ku Besi kishte marrë gjobë dhe ajo kishte shkuar në komisariat.
“Ija se ka problem fare. Unë shkova në komisariat se më dënuan nipin kot. E sorollatën një muaj dhe një ditë i thash: Do vij edhe unë me ty nesër. Ku shkova unë policët hynin dhe dilnin 100 herë dhe thashë: Ç’janë këta?
Një vajzë më tha: I’a hoqe gjobën nipit sot”, rrëfeu Ija.



