• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rekomandimi për pranimin e Shqipërisë në BE/ Rama: Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira
Home
Shqipëri

Rekomandimi për pranimin e Shqipërisë në BE/ Rama: Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira

15 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur takimin e nëntë të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Shefi i qeverisë përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se “Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira”.

“Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira. Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të mëdha ta bësh. Por sot, kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë” shkruan Rama.

Më tej, ai ndan deklaratën e përbashkët për shtyp.

“Kënaqësi të ndaj me ju këndvështrimin e Bashkimit Europian mbi aktualitetin e përpjekjes sonë”.

TAKIMI I NËNTË I KËSHILLIT TË STABILIZIM ASOCIIMIT MES SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN

Bruksel, 15 nëntor 2017 – Deklarata e përbashkët për shtyp

Këshilli i Stabilizim dhe Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017.

KSA konstatoi Raportin e vitit 2016 të Komisionit për Shqipërinë, i cili njohu përparimin e vendit drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qendrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të aderimit. Këshilli konstatoi gjithashtu se Komunikimi i vitit 2016 nga Komisioni mbi Strategjinë e Zgjerimit të BE, mbi bazën e progresit në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe në varësi të zbatimit të reformës në drejtësi dhe rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) në veçanti, rekomandoi hapjen e negociatave të aderimit me Shqipërinë. Që prej këtij momenti, Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm domethënës.

KSA konstatoi përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizoi se së bashku me prioritetet e tjera kyçe, reforma në drejtësi mbetet thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe mund të ketë efekt transformues edhe për reformat e tjera. Në këtë kontekst, KSA përgëzoi për krijimin e institucioneve përgjegjëse për vetting-un në qershor 2017 dhe theksoi se ky sukses i rëndësishëm përbën një hap përpara në zbatimin e reformës në drejtësi. KSA gjithashtu mirëpriti vendosjen e monitoruesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka filluar punën nën udhëheqjen e Komisionit Evropian. BE mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Gjithashtu, KSA vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e Ligjit Kuadër mbi Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

KSA konfirmoi se Shqipëria ka mbajtur një ritëm të lartë në zbatimin e masave të reformës së administratës publike dhe mirëprit në veçanti konsolidimin e masave që kanë si qëllim fuqizimin e transparencës dhe meritokracisë në Shërbimin Civil dhe përmirësimin e efektivitetit në kryerjen e shërbimeve publike.

KSA njohu rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv. KSA vlerësoi pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shqipërisë në nismat rajonale dhe strukturat në Evropën Juglindore, si dhe marrëdhëniet fqinjësisë së mirë dhe qendrimet konstruktive në rajon. BE ritheksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti në rajon janë elementë thelbësorë të procesit të Stabilizimit dhe Asocimit.

KSA mirëpriti vazhdimësinë në bashkimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Evropian.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMET E RËNDA/ Zëvendësi "zhyt" drejtorin e burgjeve: Zoto kërkonte 20% të lekëve të tenderit
Previous article Klasifikimi i “big”-ve të Europës/ PSG-ja “mbret” i pagave, Italia mbahet me Juven

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT