• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Klasifikimi i “big”-ve të Europës/ PSG-ja “mbret” i pagave, Italia mbahet me Juven
Home
Futboll

Klasifikimi i “big”-ve të Europës/ PSG-ja “mbret” i pagave, Italia mbahet me Juven

15 November, 2017 Ina.Autor Futboll, Sport

Publikimi i bilancit vjetor të Mançester Sitit javën e kaluar, vuri në dukje mbështetjen që po merr Pep Guardiola për të nisur një epokë të re në “Etihad Stadium”. “Qytetarët”, megjithatë nuk janë shpenzuesit më të mëdhenj të Europës, madje as të Anglisë. “Daly Mail” ka stiluar listën e klubeve me pagat më të larta në kontinent që ka një risi (megjithëse të pritshme) në krye.

 

 

“PODIUMI”
Pra, lojtarët më “të lumtur” nuk ndodhen në Angli. Pas merkatos së kësaj vere, falë edhe ardhjes së Nejmarit (me brazilianin që përfiton rreth 37 milionë euro në vit), parisienët kanë buxhetin më të lartë për pagat në Europë. Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, shpenzon 98 euro në sekondë për të mbajtur “O’Ney”-n…

Shpenzimet (1)
Në krahun tjetër, Barcelona ka hequr dorë nga “faraoni brazilian”, megjithëse klubi katalanas mund të ngjitet sërish në shkallën më të lartë të kësaj liste gjatë merkatos së ardhshme, me ardhjen e një tjetër “ylli” nga Amerika e Jugut, me Kutinjon që shihet si pasuesi i bashkëkombësit të tij në Katalunjë. Podiumi e mbyll me Mançester Junajtid: Familja Glejzër (krerët e “Djajve të Kuq”) kurrë nuk është kursyer për të parë klubin sërish në majat e futbollit të Europës dhe ka parë te Pol Pogba (bënë “marrëzi” për t’ia rrëmbyer Juventusit dhe është lojtari më i paguar i anglezëve, me rreth 323 mijë euro në javë) talentin që do t’i udhëheqë në maja.

JUVJA MBAN ITALINË
10-she Një tjetër tregues i rënies së pësuar nga Seria A (krahasuar mbi të gjitha me Premier Ligën, që “krenohet” me plot 5 klube mes të parëve të listës), është radhitja e Juventusit në vendin e 10. Bardhezinjtë dominojnë në Itali (me 6 tituj kampionë radhazi) dhe e kanë arritur dy herë në tri vitet e fundit finalen e Ligës së Kampionëve, por pagat e tyre as nuk u afrohen të mëdhave. Rivalët italianë më të afërt? Milani, me 119 milionë euro rroga vjetore./p.sport

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rekomandimi për pranimin e Shqipërisë në BE/ Rama: Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira
Previous article (FOTO) Formacioni i jashtëzakonshëm që do të mungojë në Botëror

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni Futboll

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën Futboll

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare Futboll

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT