• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYETARI I RI I BASHKISË SHKODËR/ Valdrin Pjetri: E pres një shtrengim duarsh nga Voltana Ademi
Home
Politikë

KRYETARI I RI I BASHKISË SHKODËR/ Valdrin Pjetri: E pres një shtrengim duarsh nga Voltana Ademi

9 July, 2019 Lubjana.autor Politikë

Valdrin Pjetri e pret një shtrëngim duarsh me Voltana Ademin, të zgjedhurën e PD-së në 2015-ën që tashmë do t’i dorëzojë detyrën kryebashkiakut të ri të Shkodrës, më 13 gusht. Por edhe nësë ky gjest nuk ndodh, duke marrë parasysh kundërshtimin që i ka bërë Ademi procesit zgjedhor të 30 qershorit, kjo nuk do ta pengojë Pjetrin të nisë detyrën e tij.

“Unë pres nga ana qytetare një shtrëngim dore nga zonja Ademi, gjithsesi kjo nuk na pengon të ecim para dhe të marrim bashkinë e Shkodrës”, u shpreh Valdrin Pjetri në një konferencë me gazetarët në Shkodër.

Ai thotë se ndihet i kënaqur me rezultatin e marrë në këto zgjedhje.

“Unë kam marrë 10.2% të votuesve të Bashkisë Shkodër. Në demokraci nuk ka një dysheme për votat që duhet të marrë kandidati për të drejtuar bashkinë. Jam fitues moral dhe jo vetëm, jam shumë i kënaqur. Nga 28 mijë që ka marrë kandidati në 2015-ën, kishte edhe koalicionin brenda, unë jam shumë komod me këto vota që kemi marrë”, tha Pjetri, i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Nëse në Gjykatën Kushtetuese shkon ankimim, dhe në momentin që ajo do të ngrihet nuk do t’i njohë zgjedhjet, Valdrin Pjetri thotë se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo vendimi, por deri atëherë ai premton se do të punojë për të ndryshuar Shkodrën.

“Mbi këtë projeksion do të organizoj edhe punën, nëse në tetor nëntor do të kemi ndrysim edhe bashkia e Shkodrës do t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe fakteve të reja që do të kemi”, shton ai.

Thotë se e ka dashur gjithmonë një kandidat përballë në garën elektorale të 30 qershorit, në mënyrë që “të luftonte projekti me projektin”, siç Pjetri shprehet.

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës i zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit, thotë se do të jetë kryetar bashkie i çdo banori. Ai thotë se nuk do të cënojë as punonjësit e administratës së bashkisë, kur u shpreh se do të mbajë në punë të gjithë njerëzit profesionistë.

“Në bashkinë e Shkodrës ka njerëz teknikë, ne besojmë tek njerëzit profesionistë, do shikohet meritokracia edhe në stafin drejtues”, u shpreh Pjetri përballë gazetarëve.

Referuar kërcënimeve të disa kryebashkiakëve të PD-së të cilët janë shprehur se nuk do t’i lirojnë zyrat për t’i lënë detyrën kryebashkiakëve të rinj, Valdrin Pjetri tha se është i prirur të mos e besojë se kjo do të ndodhë.

“Nuk jam i pritur ta besoj se si një qytetar i bashkisë së Shkodrës që ka mbajtur funksione të larta, mund të mos ekzektuojë një vendim gjykate. jam i pritur të mos e besoj. Të presim datën 13 në mëngjes, dhe prap do të jemi bashkë”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS NË "SITË"/ Braçe: Ata që bëjnë punën do rrijnë, të tjerët do ikin
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Portieri Muriqi zbarkon tek klubi që ka fituar 2 herë Championsin... (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT