• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS NË “SITË”/ Braçe: Ata që bëjnë punën do rrijnë, të tjerët do ikin
Home
Politikë

PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS NË “SITË”/ Braçe: Ata që bëjnë punën do rrijnë, të tjerët do ikin

9 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zv. kryeministri Erion Braçe prezantoi raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018. Braçe deklaroi se do nisë plotësimi i dosjeve për secilin punonjës bazuar në performancën e tyre dhe jo në ngjyrimet politike që ai përfaqëson. Braçe u shpreh se do merren masa edhe ndaj punonjësve që janë përfshirë në këto 30 ditë jo vetëm në fushatë elektorale, por edhe ndaj atyre që u përfshinë në akte të dhunshme duke iu sulmuar sulmeve në ambientet publike të kthyera në KZAZ në bashkitë e djathta në vend.

Braçe: Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtëqë thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjetër para nesh. Për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Edhe gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale nuk është se nuk ka raste të përfshirjes të administratës por ajo që ishte më masive ishte përfshirja e tyre në akte të dhunshme. Ne kemi kërkuar ka të bëjë me identifikimin e vendeve publike brenda një kohe sa më të shkurtër.

Relatorja- Na janë kërkuar 139 pozicione për t’i shpallur. Nga këto na janë plotësuar 96 pozicione, ndërsa 34 kanë rezultuar pa fitues. Mbetet ende sfidë plotësimi i pozicioneve në rrethe. Kjo vijon të mbetet sfida jonë sepse nuk mund të pranojmë kandidatë të dobët në vende që kanë mbetur bosh.

Braçe- Institucionet reagojnë me vonesë për të shpallur një vend vakant. Do mundohemi të luftojmë idenë e familjaritetit. Nuk do tolerojmë që brenda institucionit të merret ‘njeriu im’. I bëj thirrje të rinjve që duan të bëhen pjesë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Nuk e kam marrë përsipër unë dhe nuk ka për ta marrë përsipër askush. Edhe pse merren ekselentë, kalon një kohë dhe drejtuesi i sheh me sy tjetër. Ka dhe një fenomen negativ, ata që hyjnë për herë të parë në institucion thonë a do bëjmë ndonjë punë për vete, dhe harrojnë detyrën që kanë. Është e kotë t;u bësh përshkrim pune dhe t’i vendosesh objektiva. Vëmendja e posaçme në këtë histori është të përzgjedhim njerëz që nuk çedojnë.

Përmeti: Sipas raportit që kam në tavolinë, thuhet se nëpunësit e larguar nga puna janë rikthyer në masën 32 %. Pse të tjetët nuk janë kthyer? Pse të tjerët duhet të marrin nga dy pagesa. Unë dëgjova që disa emra dhe persona që janë rikthyer pa të drejtë në vitet 2017-2018. A ka ndonjë emër nga vitet e mëparshme. Ju thatë se fëmijët nuk janë përdorur në fushatë, por sa kohë ka qëndruar Veliaj me fëmijët në fushatë, nuk ka qëndruar as Michale Jeckson.

Braçe: Unë iu referova ligjit. Kjo nuk ka ndodhur as në mitingje që të merren fëmijët nga ora e mësimit dhe të dërgohen në fushatë. I kam kërkuar me ngulm ministrisë që ta bëjë këtë raport. Nëse ka ndonjë rast kur fëmijët në mënyrë të organizuar janë marrë nga shkolla për t’u dërguar në mitingje. Kur fëmijët duan të bëjnë foto nuk mund t’i thuhet ik. Kultura jonë në raport me fëmijët lënë shumë për të dëshiruar.

Relatorja: Shifra është krahasimore dhe nëse do shkoja në vlerë reale kemi 149 vendime gjyqësore të zbatuara. Ne kemi diskutime me gjyq-fituesit dhe duhet të ndjekim mekanizmat ligjorë. Shembujt që u dhanë ishin për të thënë se ndryshimet nuk janë bërë në bazë të ngjyrimeve politike

Vasilika Hysi: A është menduar një mënyrë bashkëpunimi qoftë me tregun dhe administratën publike apo studentët e ekselencës që ata të qëndrojnë në Shqipëri?

Braçe: Jemi në një proces shumë të ngushtë me KE. Raportojmë dhe raportimi është shumë konkret. Është marrë një angazhim. Kemi zhvilluar një proces shumë të mirë. Raportojmë atje në mënyrë të posaçme. Nuk e kemi fare problem që në raportin e vitit të ardhshëm të vendosim një pikë mbi atë që kemi bërë. Ju folët për një proces informimi të mirë dhe më intensiv por besoj se jeni në dijeni se ka ndryshuar komplet marrëdhënia me Universitetin. Pakti për Universitetin na e ka krijuar këtë mundësi. Edhe kryeministria ka ndërmarrë një tur në çdo Universitet. Minisritë kanë një proces shumë të qartë edhe sa i përket çështjeve të administratës apo dhënies dhe marrjes së porosive, konsulencë, projekte, programe. Do vijojmë ta bëjmë këtë gjë sepse e kemi detyrim.

Kociu: Kisha një pyetje për financimin.

Braçe: Unë e di që fokusi kryesor kanë qenë investimet publike. jemi në një proces të rishikimit dhe përgatitjes së buxhetit për vitin 2019 dhe të tre vjeçarit. në 2020 administratën publike e kemi prioritet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TELEFONATA E MONËS ME LULIN/ Rrjeti TALLET me PROTESTËN e opozitës (FOTO)
Previous article KRYETARI I RI I BASHKISË SHKODËR/ Valdrin Pjetri: E pres një shtrengim duarsh nga Voltana Ademi

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT