• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRYESON LISTËN E MË TË KËRKUARVE NË TIRANË/ Historia e Eduart Kurtit që vrau dy vëllezrit pas…
Home
Aktualitet
Kronikë

KRYESON LISTËN E MË TË KËRKUARVE NË TIRANË/ Historia e Eduart Kurtit që vrau dy vëllezrit pas…

21 January, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që kryeson listën e më të kërkuarve nga Policia e Tiranës është 44- vjeçari nga Kruja, Eduart Kurti.

Kurti, i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve në Tiranë, më 1 dhjetor të vitit 2012, konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm.

Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor nga Gjykata, ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, ku ai ka ekzekutuar me plumb në kokë dy vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu, brenda makinës së tyre. Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar duke u ndihmuar nga një person tjetër dhe që nga ai moment, Policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij.

 

Dy vëllezërit që u ekzekutuan me plumba në kokë mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë(Iglent Haxhialiu, 44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç, që njihej edhe me emrin Nikola) ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë. Vëllezërit nga Berati, prej disa vitesh jetonin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut dhe kishin në pronësi 3 apartamentet e katit të gjashtë të një pallati.

Iglenti ishte i martuar dhe në atë kohë dy djemtë e tij ishin njëri 17 dhe tjetri vetëm 1 vjeç. Ndërsa Sokoli (Nikola), i cili ishte duke drejtuar makinën tip “Mazda” me targë TR 9205 S kur ndodhi vrasja, ishte beqar. Viktimat kishin në pronësi një biznes bojërash dhe këtë aktivitet e ushtronin kryesisht në rikonstruksionin e pallateve, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, gjithashtu merreshin edhe me shitblerje të pasurive të patundshme.

Ata posedonin edhe një hotel luksoz në zonën e Dhërmiut në Vlorë, paratë për ndërtimin e të cilit dyshohet se ia kishin marrë borxh, autorit të dyshuar të ngjarjes, Eduart Kurti. Prej disa muajsh, Kurti kishte nisur t’ua kujtonte borxhin dhe interesin prej 5 për qind, të shumës 200 mijë dollarë që ata i kishin marrë hua. Për këtë arsye dyshohet të ketë ndodhur edhe krimi i dyfishtë, në makinën me të cilën udhëtonin vëllezërit.

VRASJA

Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin nisur drejt Beratit mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Gjatë rrugës atyre u ka prerë rrugën Eduart Kurti, i cili ka hipur në makinë bashkë me ta. Makina tip “Mazda”, me targë TR 9205 S, drejtohej nga vëllai i vogël, Sokoli. Ndërsa vëllai i madh, Iglenti, i liroi sediljen e parë Eduart Kurtit, duke kaluar vetë në pjesën e pasme të makinës.

Sipas Policisë, përgjatë gjithë rrugës, nga zona e ish-Bllokut, kur në makinë ka hipur Kurti e deri në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re ku ndodhi ngjarja, vëllezërit kanë debatuar me Kurtin në lidhje me borxhin që i detyroheshin.

Në debat e sipër, i dyshuari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë “Miniblow”, me të cilën fillimisht ka qëlluar një herë në kokë Iglentin, që ndodhej në sediljen e pasme. Më pas ka qëlluar dy herë të tjera, në kokë dhe në qafë, Sokolin që ishte duke drejtuar makinën.

Pasi ka zbritur nga makina, autori është ndihmuar nga një person tjetër, duke u larguar nga vendngjarja me një makinë tjetër. Sokol Haxhialiu është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku ka kaluar në vdekje klinike dhe më pas kë ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË TË PAFAJSHËM"/ Rusia vazhdon të mbrojë gjeneralët edhe pse BE-ja...
Previous article JUVENTUS NË EPËRSI/ Shënon një super gol Costa (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET NJË PERSON NË LUSHNJE/ Vodhi paratë dhe laptopin e një lokali, pastaj i vuri flakën Aktualitet

ARRESTOHET NJË PERSON NË LUSHNJE/ Vodhi paratë dhe laptopin e një lokali, pastaj i vuri flakën

PLAGOSET ME ÇIFTE NJË PERSON NË BULQIZË/ Autori mendoi se qëlloi derrat që i dëmtonin të mbjellat Aktualitet

PLAGOSET ME ÇIFTE NJË PERSON NË BULQIZË/ Autori mendoi se qëlloi derrat që i dëmtonin të mbjellat

HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë Aktualitet

HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT