• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për Kosovën i jep fund detyrës së tij më 31 mars
Home
Rajon

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për Kosovën i jep fund detyrës së tij më 31 mars

15 February, 2018 luljetaautor Rajon

 

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për Kosovën, David Schwendiman, i jep fund detyrës së tij më 31 mars të këtij viti, për shkak të siç thuhet, “skadimit të emërimit të tij si oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm në Departamentin Amerikan të shtetit.

Në një shpjegim të dërguar nga zyra e tij, ai citohet të ketë thënë se, “kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i riangazhuar në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga ajo se shumë mund të dëshiroj të qëndroj”.

Në deklaratën e tij thuhet se “nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet” dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politikat ose zotimin ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e Shteteve të Bashkuara, nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.

“Përkundrazi, shpejtësia me të cilën Bashkimi Evropian ka reaguar për ta filluar kërkimin për Prokurorin e ri tregon fuqinë e përkrahjes – njësoj si përgjigja e gjithanshme vetëm disa javë më parë ndaj përpjekjes për ta shfuqizuar ligjin mbi Gjykatën e Posaçme, tregoi vendosmërinë ndërkombëtare dhe mbështetjen për ne,” tha ai.

Zoti David Schwendiman, është emëruar në postin e kryeprokurorit të Gjykatës së Posaçme në shtator të vitit 2016. Në dhjetor të vitit 2014, ai ishte emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015 , parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Më 22 dhjetor 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe “nuk do të gjykojë një popull, nuk do të gjykojë luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etni”.

Edhe zoti Schwendiman, në deklaratën e tij rreth largimit nga posti thekson se parimi kryesor i punës “gjithmonë ka qenë përgjegjësia individuale – duke mbajtur njerëz përgjegjës për veprat e veta, për çfarë kanë bërë si individë, Puna jonë asnjëherë nuk ka qenë për ndryshimin e historisë ose për të veçuar grupe të caktuara për dënim”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Papërgjegjshmëria kalon kufijtë! Veprimi i shoferes në Tiranë rrezikon jetë njerëzish...
Previous article LËVIZJET NË KUPOLË/ Zbulohet EMRI: Ja kush është drejtori i ri i Policisë së Tiranës

luljetaautor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT