• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryemadhi që i “numëron” ditët e Ramës dhe…politika me ‘arkivol’ në krah!
Home
Politikë

Kryemadhi që i “numëron” ditët e Ramës dhe…politika me ‘arkivol’ në krah!

13 January, 2019 F.autor Politikë

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në Shqipëri, që në luftën politike mes partive të përmendej vdekja e liderit kundërshtar me një lehtësi kaq shkatërruese.

Përballja politike në 28 vite ka qënë gjithnjë shumë e ashpër. Madje ka pasur dhe përzierje të partive me rovoltën e armatosur siç ka ndodhur në mars 1997 apo dhe tentativa për grusht shteti në shtator të vitit 1998, si dhe thirrje për rrëmbim armësh apo kryengritje të armatosur që bën rëndom Berisha sa herë ndjehet ngushtë.

Por që të arrihet deri aty sa publikisht të deklarohet se lideri i një partie politike është shumë i sëmurë dhe i kanë mbetur vetëm pak javë jetë, vetëm dy ditë më parë e kemi dëgjuar.

Për të qënë më konkretë, ajo që mund të themi është se Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, me zë e figurë dhe përballë gjithë publikut shqiptar ka deklaruar se Edi Rama, kryeministër i vendit dhe kryetar i PS ka dhe disa ditë jetë.

Nuk po përmendim këtu deklaratën e plotë me izotope dhe substanca alkaline dhe sintetike, të cilat rëndojnë mendjen e lexuesit, i cili në shumicë zor se ia di kuptimin, madje as vetë kryetarja e LSI nuk e di çfarë ka lexuar.

Shqiptarët kanë mbajtur në memorien e tyre deklaratën skandaloze të Kryemadhit, e cila thotë se kryeministri Rama ka vetëm pak ditë jetë. Nje lajm teresisht i rreme dhe i hedhur ne media thjeshte dhe vetem per perfitim politik.

Çdokush me mendje të ekuilibruar dhe të orientuar kah njerzillëku, qoftë dhe në politikë, këtë deklaratë të kryetares së LSI e përkthen me faktin se politika ka prekur fundin.

Pasi kryetari i PS dhe kryeministri i vendit Edi Rama ka një familje, ka fëmijë, ka një bashkëshorte, ka një nënë që e sheh në dritë të syrit si të gjitha nënat që shohin kështu bijtë e tyre.

Nuk e di nëse kryetarja e LSI e ka menduar këtë siklet ku janë vënë familjarët e Ramës, ata biologjikë dhe jo politikë, kur dëgjojnë nga goja e saj se i dashuri i tyre ka vetëm pak ditë jetë.

Si do të ndjehej Kryemadhi, nëse dikush do përmendë diabetin e Ilir Metës dhe “kavalishencat” vjetore në bjeshkët e Rugovës dhe të Tropojës për të pastruar gjakun dhe që për fatin e mirë të tij, të familjes së tij dhe partisë që i përket, kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.

Por deklarata e Kryemadhit tregon qrtë se LSI-së në opozite i kanë shterrur alternativat, teksa në në kulmin e acarit natyror ku mendja duhet të jetë e ftohtë dhe të vlimit politik, kërkon të bëjë fushatë në këtë vit elektoral me “arkivol” në krah.

Për herë të parë po ndodh një gjë e tillë, kur lideri i një partie politike thotë për kundërshtarin se ka vetëm pak ditë jetë, duke aluduar se pas kësaj opozita do të vijë në pushtet.

Eshtë njëherësh dhe kapitullim politik përballë kundërshtarit, teksa deklaron publikisht se vetëm pas largimit të tij nga jeta mund të pretendosh se vjen në pushtet.

Monika Kryemadhi një ditë më parë ka sjellë në “manualin politik” shqiptar një element të ri të luftës politike, atë të urimit të vdekjes sa më të shpejtë të kundërshtarit politik, për të hapur rrugën dhe për të ardhur në pushtet. Pas kësaj mund të presësh gjithçka nga kjo politikë./M.Nikaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LIDERËT TREGUAN..."/ DASH: Maqedonia e mori vendin e merituar në NATO dhe BE
Previous article E BUJSHME/ Karriera e Totit jetëzohet në film, ja kandidati kryesor që do e interpretojë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT