Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një bashkëbisedim sot me minatorët e Bulqizës për “Statusin e Minatorit”, një iniciativë e LSI e nisur prej dy vitesh.
Një prej minatorëve iu drejtua znj.Kryemadhi me fjalët: “Unë s’jam me lSI, por ju dua fort ty dhe Rimin (deputetin Përparim Spahiu). Dua t’jua pyes pse nuk e bëtë këtë tetë vjet në pushtet dhe e bëni tani në opozitë?! Pastaj, Rama ka mbi 71 vota dhe ai ka ai të drejtën e firmës. Po sikur të mos dojë ta firmosë, le ta zëmë, për inat të Rimit?!
Pas minatorit, e mori fjalën deputeti Spahiu, i cili tha se “ne dëshironim që Statusin ta bënim para zgjedhjeve, por na e sorollatën, nuk kalonte në Komisione. Pra, është angazhim total i LSI që kjo histori të marrë fund njëherë e mirë. Nëse Rama nuk dëshiron ta miratojë, kjo është histori tjetër, do të ndërmarrim hapa. Puna është ta kalojmë në parim, nuk ka rëndësi kush e bën më mirë LSI, PD, apo PS, por ta shikojmë nen për nen për kushtet, ta diskutojmë dhe ta votojmë.
Bashkëbisedim me minatorët e Bulqizës për "Statusin e Minatorit"
Bashkëbisedim me minatorët e Bulqizës për "Statusin e Minatorit"
Posted by Monika Kryemadhi on Donnerstag, 2. November 2017
/AlpeNews.al/