Njerëzit në qytetin argjentinas Rosario kanë mbajtur një vigjilje në kujtim të pesë banorëve të cilët u vranë në sulmin me kamion në Nju Jork të martën.
Të pesë viktimat ishin pjesë e një grupi prej 10 miqsh që po festonin 30 vjetorin e diplomimit të tyre nga kolegji me një udhëtim në qytetin amerikan.
Qytetarët ndezën qirinj jashtë ish kolegjit të tyre të mëparshëm dhe shprehën shqetësimin e tyre për atë që kishte ndodhur me ish studentët e shkollës.
Të afërmit e viktimave kanë udhëtuar në Nju Jork për të rimarrë trupat e tyre.
/AlpeNews.al/


