• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kroacia reagon e zemeruar pas vet-helimit te Slobodan Praljak: Ky është një fund i trishtueshëm
Home
Rajon

Kroacia reagon e zemeruar pas vet-helimit te Slobodan Praljak: Ky është një fund i trishtueshëm

30 November, 2017 Ina.Autor Rajon

DPA/ – Kroacia ka shprehur sot irritimin e saj lidhur me një vendim të gjykatës së OKB-së për krimet e luftës (ICTY), që lidhte një spastrim etnik gjatë luftës së Bosnjes me lidershipin kroat të kohës, çka provokoi një vetëvrasje në sallën e gjyqit.

Ish-kreu ushtarak kroatëve të Bosnjes, Slobodan Praljak, i akuzuar për krime lufte, u vetëhelmua dje në sallën e gjyqit, disa sekonda pasi gjykatësit e Hagës konfirmuan vendimin për ta dënuar atë me 20 vite burg.

Ai u dënua së bashku me pesë drejtues të tjerë lokalë lidhur me një fushatë terroriste kundër boshnjakëve myslimanë në Bosnjen Perëndimore, që Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) tha se ishte planifikuar dhe kryer në bashkëpunim me udhëheqësit kroatë të kohës.

Filmimet në sallën e gjyqit shfaqin të akuzuarin Praljak, i cili thërret me zë të lartë se nuk ishte kriminel dhe pastaj aktin e vetëhelmimit.

Kryeministri konservator kroat, Andrej Plenkoviç e përshkroi vetëvrasjen e Praljak si “një akt i një padrejtësie të thellë morale” dhe se ”vendimi i gjykatës së OKB-së ishte i papranueshëm”.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç refuzoi të merrte pjesë në samitin e lidereve në Islandë, ndërsa parlamenti pezulloi seancën e radhës pas ngjarjeve në Gjykatën e Hagës.

Gjithashtu, media kroate kritikoi ICTY-në lidhur me vendimin e marrë pas më shumë se dy dekadash hetimesh.

“Ky është një fund i trishtueshëm. Gjykata e Hagës ka dështuar në gjithçka ndryshe nga sa pritej”, sipas së përditshmes kroate “24Sata”.

“Çështja u shndërrua në një instrument politik që së bashku me standardet e saj ligjore, ka kontribuar gjerësisht në krijimin e shoqërive të sëmura në rajon dhe largimin e personave normalë”, sipas një komenti të gazetës së sipërcituar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si i ka zbukuruar shtatzënia të famshmet tona që po presin fëmijë?
Previous article EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari, vodhi çantën me 4500 euro në një karburant

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT