• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NGA COVID-19/ Lind fronti italo-gjerman, apel Europës për koronabond
Home
Nderkombetare

KRIZA NGA COVID-19/ Lind fronti italo-gjerman, apel Europës për koronabond

2 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Lind fronti politik italo-gjerman pro koronabond me një apel të përbashkët të eurodeputetëve dhe politikaneve të dy vendeve.

Apeli i propozuar nga eurodeputetët e Partisë së Gjelbër gjermane Sven Giegold, Alexandra Geese e Franziska Brantner është firmosur dhe nga shumë politikanë , intelektualë dhe eurodeputetë italianë si ish kryeministrat Enrico Letta dhe Mario Monti.

Po ashtu është firmosur nga kreu i sigurimeve shoqërore italiane Tito Boeri, nga kryetari i Bashkisë së Palermo Leoluca Orlando e nga politiknët e eurodeputetët Fabrizio Barca, Emma Bonino, Carlo Feltrinelli, Angelo Bonelli, Gad Lerner, Giulia Maria Crespi, Lella Costa e Giovanni Soldini.

“Kjo pandemi, lexohet në këtë apel, vuri përballë një provë të paparë më parë Evropën. Italia është vendi i parë evropian, që u godit nga kjo pandemi dhe që e pagoi me çmimin e lartë të humbjes së mjaft jetëve njerëzore. Kemi nevojë për solidaritet më të madh evropian. Duhet të dëshmojmë se jemi një komunitet vlerash në ndihmë të njëri- tjetrit, me një fat të përbashkët në një botë globale të trazuar. Është momenti i bashkimit evropian e jo i ndarjes kombëtare e kërkojmë që qeveritë tona të kapërcejnë skemat e vjetra të ndarjes së Evropës e të eurozonës.”

“Kërkojmë emetimin e European Health Bonds pra të koronabond me një objektiv të përbashkët , të qartë e të përcaktuar”.

Apel italo-gjerman i kërkon Bankës Qendrore Europiane të marrë masa të rëndësishme dhe të japë sinjale të qarta financiare dhe gjen të papranueshme spekulimin ndaj shteteve të veçanta.

“Të krijohet, lexohet në këtë apel, një mburojë financiare për të gjithë Evropën e vendet e Eurozonës”.

Gjithashtu kërkohet hapja e një linje kredie sanitare në Sistemin Monetar Evropian si dhe një strategji e përbashkët evropiane e koordinuar për daljen nga kjo krizë me një plan të koordinuar e me një sasi fondesh të painvestuara si më parë.

Ky apel i drejtohet Kreut të Këshillit të Evropës, kreut të Komisionit Evropian që në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropianë e Parlamentin Evropian të hartojë këtë aksion të përbashkët planesh.

“Nuk është momenti të lejojmë të qëndrojmë të ndarë, por është momenti të qëndrojmë të bashkuar e të luftojmë për një ta ardhme të përbashkët e më të mirë”, thuhet në këtë apel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Në gjendje të rëndë, 2 pacientë me COVID 19 transferohen nga Infektivi te “Shefqet Ndroqi”
Previous article KORONAVIRUSI NË BRITANI/ Shtohet varfëria nga COVID-19, shumë njerëz do vuajnë për ushqime

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT