• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË BRITANI/ Shtohet varfëria nga COVID-19, shumë njerëz do vuajnë për ushqime
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË BRITANI/ Shtohet varfëria nga COVID-19, shumë njerëz do vuajnë për ushqime

2 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Qendrat e bamirësisë në Britaninë e Madhe po bëhen gati t’u shërbejnë mijëra britanikëve që pritet të humbasin burimet financiare nga pandemia.

Përpos njerëzve në nevojë dhe të moshuarve, çanta me ushqime po u shpërndahen tani edhe atyre që po gjenden papritur në kulmin e varfërisë.

“Ka për të pasur gjithnjë e më shumë njerëz që do kenë nevojë për ushqime. Njësia administrative është duke hapur tetë qendra të reja bamirësie, sepse po shtohen ata që kanë mbetur pa para,” thotë menaxherja e një qendre të tillë në Londër.

Mbyllja e shumicës së aktiviteteve ekonomike si pasojë e koronavirusit ka bërë që 1 në 20 britanikë të humbasin punën, ndërsa aplikimet për ndihma sociale kanë arritur në afro gjysmë milion këto ditë.

Një qytetar që deri para pak javësh punonte për një pikë bastesh, tregon se tani është pushuar nga puna duke u parapaguar vetëm tre muaj rrogë.

Me këtë pagesë ai rrezikon edhe shtëpinë me qira.

“Qiradhënësi do më mbajë për tre muaj dhe do më nxjerrë jashtë, sepse kush do t’ia dijë për koronavirusin. Të njëjtën situatë po hasin shumë njerëz që njoh. Qeveria duhet të na dërgojë ca para të paktën,” tregon banori i një lagjeje të varfër londineze.

Në Britaninë e Madhe raportohen rreth 30 mijë të infektuar me koronavirus dhe viktimat kanë arritur mbi 2,300.

Mes bartësve të infeksionit është edhe kryeministri i vendit, Boris Xhonson, në një vetëkarantinim 6-ditor.

“Kjo ishte një tjetër ditë e trishtë, me 563 raste të reja vdekjesh në një ditë të vetme. Por të mos ketë dyshime se po të ndjekim udhëzimet do i ulim numrat dhe do e kthejmë kursin e koronavirusit në pak javët dhe muajt e ardhshëm,” u shpreh Xhonson.

Autoritetet britanike thonë se situata në vend nuk është aq serioze sa në Spanjë, SHBA apo Itali dhe se furnizimi me pajisje mjekësore dhe testimet në terren do vijnë duke u rritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NGA COVID-19/ Lind fronti italo-gjerman, apel Europës për koronabond
Previous article KORONAVIRUSI/ Rama: Ndalohen pagesat e qirave për biznesin e vogël dhe familjarët që kanë ndalur punën nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT