• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRACIONIT/ Macron në Itali: Kemi pasur grindje, por u janë bërë padrejtësi (VIDEO)
Home
Nderkombetare

KRIZA E EMIGRACIONIT/ Macron në Itali: Kemi pasur grindje, por u janë bërë padrejtësi (VIDEO)

19 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Çështjet e emigracionit kanë qenë në fokus të një takimi të kryeministrit italian Giuseppe Conte  dhe presidentit francez Emmanuel Macron gjatë një takimi që patën në Romë.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Conte tha se Italia nuk do të ulë vigjilencën ndaj trafikut të qënieve njerëzore.

Conte: Kërkojmë të gjejmë një zgjidhje konkrete të krizës së  emigracionit, si dhe çështjes së riatdhesimit të emigrantëve ilegal. Duhet të promovojmë modelin e partneritetit me vendet  afrikane.

Conte vlerësoi marrdhëniet dypalëshe shumë të mira ekonomike, duke kujtuar se Italia është investitori i  tretë i huaj në Francë.

Sakaq Franca dhe Italia janë angazhuar për bashkëpunim dypalësh për zgjidhjen paqësore të situatës në Libi me ndihmën e OKB.

Vetë Macron në fjalën e tij u shpreh: “Jam këtu për të dhënë një mesazh të fortë të miqësisë mes dy vendeve. Dhe pse kemi pasur grindje, nuk nënvlerësoj atë çka ka kaluar Italia dhe padrejtësitë në administrimin e krizës së emigracionit.Ministrat e Jashtëm italianë dhe francezë do të takohen së shpejti në Maltë e do të diskutojnë mbi këtë çështje. Mendoj se kriza e emigracionit duhet të zgjidhet në bazë të 3 principeve: humanizmi, solidariteti i munguar nga Europa dhe efikasitetit. Mosdakordësitë  politike mes vendeve europiane kanë çuar në moszgjidhje të krizës së emigrantëve.”

Sa i takon ekonomisë, Macron vlerësoi punën e Mario Draghit në Bankën Europiane.

Presidenti francez ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali. Ai është lideri i parë i huaj që zhvillon takime të nivelit të lartë në Itali pasi qeveria e 66-të e vendit pas Luftës së Dytë Botërore u betua në 5 Shtator.

Gazetat italiane e shohin si një vizitë e rëndësishme që synon vulosjen e marrëdhënieve midis Francës dhe qeverisë së sapokrijuar të koalicionit italian, e përbërë nga Demokratët e Majtë dhe Lëvizja Pesë Yje. Udhëheqja italiane duket e vendosur të afrojë Romën në Evropë dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Parisin.

Franca e Macron ishte në kundërshtim me ish qeverinë italiane, një koalicion i Lidhjes së ekstremit të djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yje, mbi çështjen e migracionit dhe kjo ka të ngjarë të shfaqet dukshëm në bisedimet me Conte gjatë një darke pune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BETEJA" E SË VËRTETËS APO.../ Sot vendoset fati i ish-ministrit Saimir Tahiri
Previous article "HUMBËN DRITËN E SYVE"/ Kërkohet ndihmë e MENJËHERSHME, për familjen e Elonës. Nxjerrin në shitje... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT