Nuk ka mundur t’ia dalë. Një betejë e vështirë me sëmundjen e rëndë, të cilën Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, e humbi disa ditë më parë në Turqi.
Duket se vuatjet për famoljen Koburja nuk kanë të mbaruar, pasi janë në gjendje të keqe ekonomike.
Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe” kërkon ndihmë për të ndihmuar familjen Koburja, të cilës i duhet një shtëpi e re për të rritur tre fëmijët e tjerë.
Postimi i plotë:
Sot përcollëm Elonën për në banesën e fundit.
Qofsh e parajsës ëngjëll i vogël. Nuk mund të rri pa thënë disa gjëra që me vranë në shpirt. Familja Kuburja, një familje puntore, e urtë, jetojnë në zonën e Fushë Krujës. Babai i Elonës, Albani, një burrë zotni, punon aty pranë në një firmë për ti siguruar fëmijëve ushqimin.
Kur hyra në shtëpinë e tyre sot, në murin e shtëpisë i cili tregonte qartazi mundimin e kësaj familje për ti dalë në ballë jetës, shkruheshe SHITET SHTËPIA!
Familja prej disa muajsh, prej hallit të madh të vajzës kishte nxjerrë dhe këtë strehëz në shitje.
Më bëri përshtypje, pastërtia, midis gjithë asaj varfërie. Këto janë njerëzit puntorë, të ndershëm të këtij vendi!
Humbje madhe në familjen e tyre, Elona, por familja ka dhe 3 ëngjëj të tjerë, ndaj sot nisëm fushatën për ti ndërtuar familjes Kuburja një shtëpi të re.
Bashkë jemi më të fortë, bashkë mund ti mposhtim vuajtjet. Ju lutem shpërndajeni!
/AlpeNews.al