• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Kategoria e pare
  • Kategoria Superiore
  • Kosova
  • Kupa e Shqipërisë
KRITIKON VEPRIMET E KURTIT NË VERI/ Lajçak: Prioritet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi
Home
Shqipëri
Kosova

KRITIKON VEPRIMET E KURTIT NË VERI/ Lajçak: Prioritet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

5 October, 2024 s.autor Kosova, Rajon

Zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës , duhet të jenë ndër prioritetet në rajon. Këtë e tha i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogu, Mirosllav Lajçak. Duke folur në forumin 2BS në Budva të Malit të Zi, Lajçak tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

Ai kujtoi se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, por se 18 muaj më vonë muaj më vonë, nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj.

“Ne shohim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Të gjithë e mbështesin sundimin e ligjit, por për fat të keq, është bërë në atë mënyrë që nxit kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare dhe zhgënjim nga komuniteti vendës. Prandaj edhe kemi më shumë tensione”, tha Lajçak.

Ai iu referua veprimeve rishtazi të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Unë shtroj pyetjen: cila është alternativa për këtë konfrontim, tension? Kujt i sjell dobi? Sigurisht që jo qytetarëve, e as Kosovës, Serbisë e rajonit. Pra, ne e dimë se çfarë duhet bërë, dhe tani pyetja është: pse të mos e bëjmë këtë?”

Lajçak, të cilit i është zgjatur mandati deri në janar të 2025, tha se nuk pret ndryshime para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Temë diskutimi gjatë forumit ishte edhe sulmi I armatosur në Banjskë, për të cilin Lajçak tha se BE pret që autorët të mbahen përgjegjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN SHIFRAT/ Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm
Previous article DOGJI BASHKËSHORTEN ME BENZINË/ Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë Rajon

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës Rajon

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT