• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZBULOHEN SHIFRAT/ Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm
Home
Ekonomi

ZBULOHEN SHIFRAT/ Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

5 October, 2024 s.autor Ekonomi

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në studion e Euronews Tonight, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa faktorë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që do të ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

“Deri para 10 vitesh flitej vetëm për historikun e dëmve, ndërkohë që me propozimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, janë një sërë faktor të tjerësh në përcaktimin e çmimeve. Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë. Përvoja në drejtimin e mjetit, nëse e merr lejen e drejtimit të mjetit në moshë të madhe, dy vitet e para do të paguajë më shumë. Qarku ku është regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa më e vjetër makina, aq më shumë paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurimit të makinës.

“Me sistemin bonus-malus ishte vendosur një prioritet ku të gjithë drejtuesit kishin një koficent një. Nëse kishin një histori të drejtimit të mirë të mjetiti nga viti në vit paguanin më pak. Tashmë më asnjë dëm të raportuar gjatë vitit e ul çmimin e siguracionit duke e shumëzuar me 0,95. Sot çmimet e policave të sigurimit qëndrojnë midis 16 mijë dhe 18 mijë. Pra nëse një individ nuk ka dëme shumëzohet me 0.95. Një dëm i raportuar gjatë vitit shumëzohet me 1,25 dhe dy ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit shumëzohet me deri në 1,5,” –tha gazetari.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA SULMET E HAMASIT, TEK RAKETAT E IRANIT/ Fazat kryesore të një viti luftë në Lindjen e Mesme
Previous article KRITIKON VEPRIMET E KURTIT NË VERI/ Lajçak: Prioritet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT