• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKA SHBA-ve/ Macron: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat
Home
Nderkombetare

KRITIKA SHBA-ve/ Macron: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat

8 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka lëshuar një breshëri kritikash të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për një lloj “agresiviteti neokolonial” që po dëmton marrëdhëniet me aleatët dhe po shkel rregullat ndërkombëtare. Gjatë fjalimit të tij vjetor para ambasadorëve francezë, Macron nuk i kursye tonet e forta, duke vënë në dukje se Uashingtoni po largohet gradualisht nga angazhimet e përbashkëta, ndërkohë që institucionet globale po funksionojnë gjithnjë e më pak.

Sipas kreut të Elizesë, sot po jetojmë në një botë ku fuqitë e mëdha janë të tundura ta ndajnë globin mes tyre si në kohët e vjetra, një qasje që ai e cilësoi si “imperializëm të ri”. Macron theksoi se Franca refuzon të dorëzohet para kësaj situate dhe bëri thirrje për një rikthim të fuqishëm te diplomacia e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur braktisjen e tyre si një veprim krejtësisht absurd.

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij Macron ia kushtoi nevojës për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur, veçanërisht në sektorin e teknologjisë që aktualisht është në shënjestrën e interesave amerikane. Ai u kërkoi vendeve evropiane të mbrojnë me çdo kusht rregullat e tyre të tregut digjital dhe të krijojnë një “mburojë demokratike” kundër ndërhyrjeve të jashtme.
Mesazhi i tij ishte i qartë: Evropa me 450 milionë banorët e saj duhet të veprojë si një fuqi e bashkuar ekonomike, duke i dhënë përparësi tregtisë brenda kontinentit dhe duke thjeshtuar tregun e kapitaleve, në mënyrë që të mos mbetet thjesht një spektatore në përplasjen mes fuqive të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI ME DËBORË/ Bllokohet Fuoristrada me 3 persona në malet e Gramshit, humbet kontaktin prej orësh
Previous article GRABITJA NË YZBERISHT/ Pamjet e FIKSHME. Autori hidhet mbi kasë dhe kërcënon me thikë punonjësen e marketit

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT