• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI ME DËBORË/ Bllokohet Fuoristrada me 3 persona në malet e Gramshit, humbet kontaktin prej orësh
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI ME DËBORË/ Bllokohet Fuoristrada me 3 persona në malet e Gramshit, humbet kontaktin prej orësh

8 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një automjet tip foristradë, me tre persona brenda, ka mbetur i bllokuar mes dëborës në aksin rrugor Kukur – Rovje, në zonën malore të Gramshit.

Trashësia e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Personat e bllokuar janë banorë të zonës, të cilët po ktheheshin nga puna e përditshme në fshatin Kukur drejt banesave të tyre në fshatin Rovje. Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende me intensitet të lartë.

Banorët e mbetur në rrugë kanë apeluar për ndihmë, ndërsa prej më shumë se dy orësh ka humbur çdo kontakt me ta. Të shqetësuar për gjendjen e tyre, banorë të fshatit janë nisur në këmbë për t’i gjetur dhe për t’u ardhur në ndihmë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.Situata në zonë paraqitet kritike, pasi prej mëngjesit mungon edhe energjia elektrike, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Kërkohet ndërhyrje urgjente e strukturave përkatëse për hapjen e rrugës dhe shpëtimin e personave të bllokuar.

Pas marrjes së njoftimit për personat e bllokuar nga bora në aksin rrugor Kukur – Rovje, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Gramsh, z. Ilir Llapushi, ka bërë me dije se ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë drejt zonës.

Sipas tij, trashësia e dëborës është shumë e madhe dhe automjetet nuk mund të avancojnë, ndaj ekipi i shpëtimit po vijon misionin në këmbë. Deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt me personat e mbetur të bllokuar në dëborë.

Ndërkohë, banorë të zonës janë nisur gjithashtu për të ndihmuar në kërkime, ndërsa kushtet atmosferike vijojnë të jenë të vështira. Prej orëve të mëngjesit zona përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike, çka e bën situatën edhe më problematike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHTRIA NË RRUGË, SPASTRIME DHE ÇMIME TË LARTA/ Epoka e re e Venezuelës nën drejtimin e Delcy Rodrigues
Previous article KRITIKA SHBA-ve/ Macron: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat

s.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

VETËDORËZOHET MARJALDO NELA/ I kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj Aktualitet

VETËDORËZOHET MARJALDO NELA/ I kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT