Ishte kjo akuza e Papa Françeskut ndaj Europës, duke shtuar se “zemërimi i Perëndisë do të lëshohet ndaj të gjithë atyre që flasin për paqen dhe shesin armë”.
“Në qoftë se zemrat e njerëzve janë të pandjeshme, nuk është ajo e Perëndisë, e plagosur nga urrejtja dhe dhuna që mund të lëshohet ndaj krijesave të saj, gjithmonë të gatshme për të ecur para dhe për tu kujdesur për ata me butësinë dhe zemrën e një babai që mbron dhe udhëzon”, u shpreh Papa Françesku gjatë mbledhjes së ndihmave për Kishat e lindjes.

Ai shtoi se vitin e ardhshëm dëshiron të vizitojë Irakun.
“Me trishtim mendoj për dramën e Sirisë dhe retë e dendura që duket se janë të trasha në disa zona që janë ende të paqëndrueshme dhe ku rreziku i një krize më të madhe humanitare mbetet e lartë: ata që nuk kanë ushqim, ata që nuk kanë kujdes mjekësor, të cilët nuk kanë shkolla, tek jetimët, të plagosurit dhe të vejat duke ngritur zërin e tyre lart”,.