• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMI NË KLOS/ Deputetja e PD-së: Rendi publik në Shqipëri është futur nën dhe! Po të mos ishte vonuar policia…
Home
Politikë

KRIMI NË KLOS/ Deputetja e PD-së: Rendi publik në Shqipëri është futur nën dhe! Po të mos ishte vonuar policia…

13 October, 2022 s.autor Politikë

Deputetja e PD Dhurata Çupi, në fjalën e saj në Kuvend foli për krimin e trefishtë në Klos.

Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj institucioneve si edhe ndaj policisë, duke shtuar se në një vend të vogël si Klosi, uniformat blu vonuan për të shkuar në ngjarje.

Ajo më tej shton se po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja e autorit të krimit.

Fjala e deputetes Dhurata Çupi në Kuvend:

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për jëtët e humbura dje në Klos. Uroj që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë jo vetëm në Klos por në të gjithë Shqipërinë.

Por ajo që ndodhi dje në Klos është dëshmi e qartë e një fakti. Rendi publik në Shqipëri ka rënë përtokë, e mos të them është futur nën dhé.

Qytetarët s’kanë asnjë besim tek institucionet ligjzbatuese, te institucionet e drejtësisë e me radhë. Në një vend aq të vogël si Klosi policia vonon për të shkuar në vendngjarje. Po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja. Sot debatet dhe konfliktet zgjidhen me armën ne brez.

Qytetarët që unë përfaqësoj këtu në Parlament nuk shquhen për rekorde kriminale, por shquhen si njerëz të zgjuar e punëtorë .

Por jo vetëm për fajin e tyre këto ditë janë bërë personazhe të lajmeve të kronikës së zezë.

Në fillim të kësaj jave Kujtim Lila, 52 vjeç, kryefamiljar, baba dhe bashkëshort, humbi jetën duke punuar në një minierë në zonën e Bulqizës.

Historia e Kujtimit është e njëjtë me atë te 4 minatorëve të tjerë këtë vit, të Sazan Dedës që humbi jetën në Korrikun e kaluar, dhe 115 minatorëve të plagosur në 10 vitet e fundit, ndër të cilët 39 prej tyre kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Galeritë e kromit, që duhet të ishin një bekim për zhvillimin dhe mirëqënien e zonës, janë kthyer në një mallkim që hap dyert e mortit në familjet fisnike. Gjaku dhe djersa e njerëzve të ndershëm të Bulqizës derdhet çdo ditë për të mbushur xhepat e biznesmenëve dhe politikanëve të Tiranës.

Shteti duket se i ka harruar ata qytetarë, të cilët cdo ditë ndahen nga fëmijët e tyre, pa qenë të sigurtë se do t’i shohin përsëri dhe i janë nënshtruar arrogancës së biznesmenëve që përfitojnë nga pasuritë kombëtare në kurriz të njerëzve të urtë e punëtorë.

Kushtet e punës dhe trajtimi financiar i tyre është jo vetëm skandaloz, por anti-ligjor dhe kriminal. Inspektoriatet e pafundme të shtetit që nuk lënë biznes të vogël e të ndershëm pa i trokitur në derë, i kanë mbyllur sytë përballë trajtimit mizor, arbitrar dhe abuziv që iu bëhet minatorëve të Bulqizës.

Policia dhe Prokuroria, herë nga paaftësia, herë nga korrupsioni, e herë nga mosdëshira, i mbyllin dosjet e minatorëve akoma pa i hapur, nën diktatin e të fortëve, kriminelëve, pushtetarëve dhe parave të pista.

Edi Rama që duket sikur ka kohë për t’u marrë me këdo dhe cdo gjë, nuk i shikon jetët që shuhen përditë diku nën thellësitë e tokës së Bulqizës. Nuk kujtohen të thonë as gjysëm fjale, as ngushëllimi e as reagimi. Por mesa duket ka urdhëruar edhe kyçjen e gojës së institucioneve për tu përgjigjur në rrugë zyrtare.

Unë si deputete e Partisë Demokratike, nuk do të resht sa kohë të kemë mundësi të ngre shqetësimin e tyre. Me këtë qëllim, në cilësinë e Deputetit, referuar ligjit për statusin e deputetit, me 26 Korrik i jam drejtuar me disa pyetje Prokurorisë së Matit, për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Por që nga Korriku e deri më sot më 13 tetor asnjë nga këto institucione nuk kanë denjuar të kthejnë përgjigje në shkelje të ligjit.

Ndaj unë sot po i adresoj pyetjet publikisht:

Sa është numri i aksidenteve me pasojë vdekjen në minierat e qarkut Dibër për periudhën 01.01.2021 – 30.06.2022?
Sa është numri i kallëzimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?
Sa është numri i procedimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?
Sa është numri i personave që iu atribuohet vepra penale/nën hetim/të pandehur, në kuadër të procedimeve penale të mësipërme?
Sa është numri i procedimeve penale për të cilat është kërkuar pushimi i cështjes dhe cështjeve të dërguara për gjykim?
Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve?
Sa është numri i personave të pandehur?

Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi i pafajshëm të të pandehurve?
Sa është numri i cështjeve që aktualisht janë nën hetim nga ana e Prokurorisë?
Në c’fazë ndodhen këto cështje dhe brenda cfarë afati parashikohet dërgimi i tyre në gjykatë?

Dhe këtu para qytetarëve që na ndjekin dhe kolegëve po them se nuk do ta lë me kaq këtë ccështje. Drejtësia e vonuar ëhstë drejtësi e mohuar, por unë dua të besoj se drejtësi do ketë shumë shpejtë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU E GROPOSI TË RIUN PËR T'I VJEDHUR ORËN "ROLEX" DHE VARËSEN/ Gjykata e Kurbinit jep masën për Kristjan Cenaj
Previous article DJALI I SAJ ËSHTË VETËM DISA MUAJSH/ Dojna Mema tregon se si do të sillet me nusen: Do e pres me...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota Breaking News

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT