• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KRIMI GODET TË PAFAJSHËM”/ Artan Hoxha: Fola dje në telefon me një VIKTIMAT. Ja ç’më tha
Home
Breaking News

“KRIMI GODET TË PAFAJSHËM”/ Artan Hoxha: Fola dje në telefon me një VIKTIMAT. Ja ç’më tha

30 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Astrit Bilali e ndjente rrezikun që i kanosej. Kishte muaj të tërë që nuk dilte nga shtëpia, lëvizje shumë të kufizura vetëm për tu kujdesur për kuajt. Pasioni i veçantë për hipizmin ishte arsyeja e vetme pse Astrit Bilali dilte nga shtëpia, ndërsa gjatë gjithë kohës e ndjente veten të rrezikuar. Këto detaje i ka dhënë në studion e Report Tv, gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili tregon se vetëm ditën e djeshme kishte pasur komunikim me mesazhe me të ndjerin tashmë, Astrit Bilalin.

“Dje kam komunikuar me të, kishte shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër dhe me mos reagimin e policisë për ngjarjet e fundit në Shkodër. Kishte kohë që rrinte i mbyllur dhe bënte lëvizje shumë të kufizuar. Dilte nga shtëpia vetëm për tu kujdesur për kuajt”, tha Hoxha.

Gazetari tregoi se pas një muaj izolim në shtëpi, Bilali doli nga banesa  në shtator të 2018-ës, për të pritur një grup vizitorësh në resortin e tij me kuaj, e njëjta ditë kur u vra duke kalëruar Arjan Ferracaku. Sipas Artan Hoxhës, kjo vrasje ishte për t’i treguar fisit Bilali se tashmë shenjestra e grupeve kriminale ishte drejtuar nga ta.

“Qëkur ka ndodhur vrasja e Arjan Ferracakut në shtator 2018…Një muaj para shtatorit Astrit Bilali nuk kishte dalë nga banesa prej një muaji. Atë ditë i kishte ardhur një grup turistësh për të bërë shëtitje, se ai ka disa kuaj është pasioni i tij hipizmi, dhe për fat të keq u vra Arjan Ferracaku. Asnjë implikim nuk i gjendej atij njeriu në aktivitete kriminale.  Vrasja e Arjan Ferracakut ishte sinjali që Astrit Bilali dhe pjesëtarë të familjes së tij ishin vënë në listën e ekzekutorëve në Shkodër. I hodha një sy mesazheve që kisha shkëmbyer me të, dhe ai shprehet qartë që është në një situatë të vështirë asi dhe familja e tij. Shkodra ka kaluar në ’97-ën”, tha Artan Hoxha.

Nga studio e Report Tv, gazetari investigativ tha se dy vëllezërit e vrarë nuk janë pjesëtar bandash. Lidhja që bëhet me serialin e vrasjeve – tha Hoxha – është me djalin e tij Astmer Bilalin. Ish-boksieri i Vllaznisë është arrestuar si pjesëtar i bandës së Bajrave në Shkodër.

“Kemi të bëjmë me Astrit Bilalin, 59 vjeç dhe me Brahim Bilalin. Të dy nuk figurojnën askund të implikuar në aktivitet të paligjshëm. Brahim Bilali ka bindje antikomuniste. Është themelues i PD-së në Shkodër, ka qenë këshilltar i PD-së në Bashkinë e Shkodrës, gjithashtu edhe kryetar i grupseksionit të PD-së në Kiras. Brahim BIlali, ish-kampion i hipizmit ishte edhe kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’ në Shkodër“, tha gazetari.

Sipas Artan Hoxhës, të gjitha këto vrasje, janë një seri ngjarjes kriminale të paralajmëruara prej korrikut të vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FULHAM-MANCHESTER CITY/ Guardiola synon fitoren për të qëndruar afër rivalit të kreut (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ËSHTË GRUAJA E MICHAEL SCHUMACHERIT/ Corinna viziton Bahreinin, për të ndjekur të birin mbi Ferrari (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT