Shtatë persona, anëtarë të së njëjtës familje u vranë ditën e djeshme, në një sulm të armatosur në shtëpinë e tyre në Turqi, një krim që aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë racist.
Paraprakisht dyshohet se sulmi u krye nga grupi nacionalist “Ujqërit Gri” dhe ka prapavijë etnike.
Më herët familja kurde u sulmua nga i njëjti grup që ishin edhe fqinjë me ta.
Gjatë sulmit ata rrahën familjarët dhe u shoqëruan në polici, ndërsa sot u rikthyen duke i ekzekutuar të gjithë.


