Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot t’i heq mandatin e deputetit Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës.
KQZ miratoi në mbledhjen e dytë me 5 vota pro kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandateve për dy deputetët. Anëtari i LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja nuk mori pjesë në votim, ndërsa anëtari i PD, Hysen Osmanaj nuk ishte i pranishëm në mbledhje.
Prokuroria i akuzon se preken nga ligji i dekriminalizimit, pasi janë raportuar për vjedhje në Itali dhe me identitete të rreme. Të dhënat e ardhura nga Italia, sipas prokurorisë nuk janë deklaruar nga deputetët në formularin e vetëdeklarimit. Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student. Dy deputetët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e sotme, ndërsa avokatët mbrojtës i kanë cilësuar si qesharake dhe të pabaza akuzat duke kërkuar rrëzimin e tyre. Kërkesa e avokatit të Rakipit, Sollaku për pezullimin e kërkesës është rrëzuar.
Ka përfunduar pa një rezultat final edhe mbledhja e sotme e KQZ e cila ka dal në përfundim se “Kërkon Prokurorisë materiale shtesë për kryebashkiakun Eduard Kapri”. Për këtë të fundit KQZ ka kërkuar materiale shtesë në lidhje me debimin nga Gjermania.
KQZ vendos me 4 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen e vendimit për Eduart Kaprin, do i kërkohet sërish informacion prokurorisë për dëbimin nga Gjermania. Kryetari Zguri: Po kthehet në gallatë tani...
Anëtari i LSI në KQZ, Veleshnja: Prokuroria nuk ka sjellë të dhëna bindëse për dy deputetët dhe kryebashkiakun. Çfarë kupton prokuroria me raportim policor? Për shkak se nuk ka asnjë vendim penal nga deputetëve dhe kryebashkiakut.
….
“Të pezullohet vazhdimi i mëtejshem i procedurës për deputetin e PDIU Aqif Rakipi”, kjo ka qenë kerkesa e avokatit mbrojtës së deputetit të PDIU.
Kjo nuk është pranuar nga KQZ duke u votuar me 6 vota kundër kësaj kërkese.
Çështja e kryebashkiakut Kapri, Avokati: Nuk preket nga dekriminalizimi
Gerald Blacëri: Eduart Kapri nuk është i pranishëm, pasi ndodhet në mbledhjen e këshillit bashkiak ku miratohet buxheti. Nuk kemi kundërshtim mbi vendimin e prokurorisë. Dëbimi për arsye emigracioni nuk përbën shkak për heqjen e mandatit. Kapri rezulton i padënuar në Itali dhe KQZ duhet ta cmojë vendimin e prokurorisë të drejtë.
Sollaku: Rakipi e përdori emrin tjetër pa qëllim, s’duhet të hiqet mandati
“Deputeti nuk vërtetohet se preket nga ligji i dekriminalizimit. Rakipi nuk ka bërë fshehje të qëllimshme. Përdorimi i identitetit tjetër ka qenë i paqëllimshëm, por përdorimi i identiteteve të tjera nuk është shkak për ndërprerjen e mandatit. Rakipi nuk është dënuar as jashtë vendit dhe as në Shqipëri. Në situata të ngjashme KQZ nuk ka hequr mandatin, si për ish-komunarin e Hasit. Sollaku shprehet: “Rakipi nuk ka bërë shkelje të qëllimshme. Deputeti nuk ka qenë kurrë i dënuar. Përdorimi i identiteteve të tjera nuk është shkak për ndërprerjen e mandatit. Deputeti nuk vërtetohet se preket nga ligji i dekriminalizimit”.
Avokati i Gledion Rahovicës
Avokati mbrojtës i deputetit Gledion Rahovicës, Ardian Visha u shpreh se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja deputeti në fjalë ka qenë student dhe nuk e ka idenë se për çfarë flitet. Ai nuk ka bërë asgjë thotë avokati mbrojtës. Avokati shpjegon që bëhet fjalë për vjedhjen e një xhupi. “Ajo që pretendohet si raportim i përcjellë nga Interpol është thjeshtë një marrje gjurmësh. Ai akuzohet për vjedhjen e një xhupi në supermarket, por nuk ka qenë kurrë në hetim. Nuk ka asnjë akt që të mund të provojë marrje në hetim Rehovicës, por asnjë akt e statusit të personit në hetim apo dënuar. Barra e provës mbetet e prokurorisë.
Edhe akuza për emrin e rremë është e paqenë, pasi ky individ i ka dhënë shenjat e gishtave. Kërkoni nga Italia një certifikatë edhe për Rehovicën edhe për Mina Kustën që nuk ka pasur kurrë hetim apo procedim. Rehovica nuk është i inkriminuar që të flaket jashtë Kuvendit. E papranueshme! Nuk mundet që të pranohet kjo praktikë pa fakte dhe e paprovuar. Nuk mund t’i ndërpritet mandati pa asnjë provë, por me një aludim”.
Dy deputetët nuk janë të pranishëm në mbledhjen e KQZ.
13:00- KQZ ka vendosur datën 5 janar ora 13:00 për mbledhjen e radhes ku edhe mendohet të jap përgjigjen përfundimtare përsa i përket mandateve të dy deputetëve. Sipas pretendimeve të prokurorisë deputetët në fjalë kanë fshehur ndalimin nga policia italiane ku akuzohen për vjedhje dhe për përdorim të emrave të rremë.
Prokuroria akuzon deputetin Gledion Rahovica se preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina në 27.02.1999.
Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.
Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ miratoi shtyrjen e seances per te vendosur nese do te hiqen apo jo mandatet e dy deputeteve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.
Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna interesante për dy deputetët.
Përgatiti: AlpeNews.al


