• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Tetë mjekë anesteziologë të QKUK-së janë infektuar me koronavirus
Home
Rajon

KOSOVË/ Tetë mjekë anesteziologë të QKUK-së janë infektuar me koronavirus

22 July, 2020 s.autor Rajon

Në Kosovë, në mesin e punonjësve shëndetësorë që janë infektuar me koronavirusin e ri, bëjnë pjesë edhe 8 mjekë anesteziologë dhe 30 infermierë të Klinikës së anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nehat Baftiu, drejtor i klinikës së anesteziologjisë në QKUK , i tha Radios Evropa e Lirë se ky profil i punonjësve shëndetësorë janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me pacientët e infektuar, andaj sipas tij, kjo është arsyeja e numrit të lartë të anesteziologëve, por edhe infermierëve të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

’’I gjithë stafi i anesteziologjisë dhe mjekimit intenziv duhet me qenë afër fytyrës së pacientit, dhe normalisht që janë infektuar në vendin e punës. Puna me intervenimet jo urgjente është ndalur dhe jemi orientuar tek pacientët me COVID-19, në katër klinika: në infektive, mjekësinë sportive , mjekimin intensiv qendror dhe të tjera, ku po trajtohen pacientët me COVID-19’’, tha Baftiu.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale në vazhdimësi gjatë viteve të fundit janë përballur me mungesë të anesteziologëve.

Më 1 korrik, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “infektimi i një numri të lartë të personelit shëndetësor, mund të paraqesë sfidë serioze në trajtimin adekuat të pacientëve”.

Në Kosovë në mesin e të infektuarve me koronavirusin e ri janë edhe rreth 500 profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, bëri të ditur se situata aktuale është mjaft alarmante, pasi siç thotë ai, numri i stafit brenda sistemit publik shëndetësorë, është më i ulët sesa nevojat që kanë klinikat që po trajtojnë pacientët me COVID-19.

“Situata po ndryshon nga dita në ditë. Janë deri në 500 punëtorë shëndetësorë të infektuar. Ne kemi pritur që të punësohen mjekë e infermierë të rinj, në mënyrë që sistemi të mos kolapsojë. Në të kundërtën nëse situata vazhdon kështu, dhe vazhdon infektimi i punëtorëve shëndetësorë – dhe tashmë kemi edhe një rast të vdekjes së mjekut – atëherë do të kemi telashe’’, tha Syla.

Të martën, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 541 pacientë, prej të cilëve 291 janë raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 250 ende janë të pritje të konfirmimit.

Në njoftim theksohet se në trajtim me respiratorë janë 16 raste ndërsa me oksigjenoterapi 295 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 6.045, prej tyre 3.226 janë shëruar.

Raste aktive me koronavirusin e ri aktualisht janë 2.675.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144. /REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT E PAPUBLIKUARA/ Ja kush janë dy persona që kërkohen për vrasjen e mikut të Ervis Martinaj
Previous article "VAKSINA COVID-19"/ Shkencëtarët tregojnë procedurën që duhet të ndjekin me vullnetarët

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT