• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Reagon Ministri i Jashtëm Pacolli: Njohja e Kosovës nga Madagaskari zhgënjeu Serbinë
Home
Rajon

KOSOVË/ Reagon Ministri i Jashtëm Pacolli: Njohja e Kosovës nga Madagaskari zhgënjeu Serbinë

16 December, 2017 g.autor Rajon

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Bexhet Pacolli, foli për zhvillimet aktuale në vend, për 100 ditshin e qeverisjes Haradinaj, për atë se cila është politika e jashtme e Kosovës nën qeverisjen e tij, për mundësinë e njohjes së Kosovës nga disa shtete të mëdha afrikane, demarkacionin e kufirit me Malin e zi dhe për zhvillimet aktuale.

Pacolli pohon se kishte shumë takime me ndërkombëtarë.

“Kemi përpiluar një raport për këtë kohë. Ne duhet të punojmë me hapa të përshpejtuar. Kemi ndërmarr disa reforma që kanë të bëjnë me stafin, me përgjegjësin e çdo njërit, mund të them se kemi një staf profesional, të përgatitur mirë”, ka thënë Pacolli për RTK-në.

Ai pohon se po punojnë për atë që diplomatët që tani janë jashtë, mos të qëndrojnë më shumë se 4-6 vite atje, sepse sipas tij, interesimi i tyre për vendin nga vinë ndoshta mund të bie intensiteti i punës së tij dhe të krijohet ndonjë shkëputje.

Pacolli konfirmoi, se ai personalisht, mori notën verbale të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Madagaskari në Paris, ku mbahej konferenca e frankofonisë, dhe se kjo njohje zhgënjeu pamasë kryediplomatin e Serbisë, Ivica Daçiq.

“I jam shumë mirënjohës Madagaskarit, për heshtjen që u thye kur ai pas një pauze të gjatë njohjesh, dorzoi notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe atë mu në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë konferencës së frankofonisë në Paris, paralajmëronte se shumë vende do të tërhiqnin njohjet për Kosovën. Jemi duke punuar me disa shtete të mëdha të Afrikës që të na njohin edhe pse edhe Serbia po punon shumë në parandalimin e njohjeve të Kosovës”.

Sipas tij, oferta nga Serbia për mosnjohjes së Kosovës po rritet dhe se ata ofrojnë shumë benifite për vendet që nuk e njohin Kosovën./ bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Terror në Shkodër, maskat i marrin një familjeje 5 mijë euro me armët te koka
Previous article DER SPIEGEL/ "Drama e Tiranës", vetëm bukë dhe vezë, ishte si një udhëtim në Hënë

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT