• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DER SPIEGEL/ “Drama e Tiranës”, vetëm bukë dhe vezë, ishte si një udhëtim në Hënë
Home
Aktualitet
Reportazh

DER SPIEGEL/ “Drama e Tiranës”, vetëm bukë dhe vezë, ishte si një udhëtim në Hënë

16 December, 2017 g.autor Aktualitet, Reportazh

Të mos kualifikohesh në finalet e Kampionatit Europia, kjo i ka ndodhur vetëm njëherë Gjermanisë, përpara 50 vitesh. Mbase është ndeshja më e dhimbshme e 938 qe numeron ne total perfaqesuesja e Gjermanise. “Një paradë e mjerimit”, shkruan fillimisht revista më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.

“Tirana? Po po. Unë mund të shtoj: Unë isha aty!”.

Tregon me humor dhe në mënyrë ofansive ish mbrojtësi i Këlnit, Wolfgang Weber, sot 73 vjec.

“Ndokush tjetër, që ka qenë me mua në fushë, sot nuk mund ta kujtoje më edhe aq mirë”.

Dita e 17 dhjetorit 1967 është dita më e zezë e futbollit gjerman. Gjermanëve ju nevojitej vetëm fitore kundër Shqipërisë, për t’u kualifikuar në finalet e Euro 1968. Në ndeshjen e parë Gjermania fitoi 6:0 dhe gjithçka dukej e përfunduar. Por rezultati përfundimtar ishte 0:0 ne Tirane, favoriti mbeti jashtë europianit.

“Gjithçka shkoi pafat” tha pas ndeshjes ish trajneri gjerman Helmut Schön. Lojtarët kujtojnë se përkundër disa mungesave, ata dhanë maksimumin, por kur diçka nuk “shkon” s’ke çfarë bën.

Udhëtimi në Shqipëri ishte si udhëtim në Hënë.

Sportisti gjerman, Willi Schulz, që ishte dëshmitar i udhëtimit në Tiranë gjatë atij viti të largët, kujton se gjithçka çfarë kanë hëngër është në aeroplan, pasi në “Shqipëri nuk kishte mish, por vetëm bukë dhe vezë. Ato vinin nga një kombinat i vezëve.”

Gjithashtu më tej Schulz kujton shokun kulturor.

“Unë kujtoj gjithashtu, se atje pamë vetëm biçikleta. Atëkohë thuajse nuk kishte automjete në Shqipëri. Njerëz të veshur keqas, gra me vegla për të punuar tokën. Ishte si një udhëtim në Hënë. Diçka surreale.”

Ne menyre te ngjashme mendon edhe Wolfgang Weber:

“Të gjithë njerëzit ishin veshur me të gjelbër dhe mbanin kësula kineze. Citatet e Maos ishin të kudondodhura dhe në televisor shiheshin vetëm filma me ushtarë kinezë.”

Në fund “Der Spiegel” duke cituar ekipin gjerman, thekson se ata ishin të kënaqur që ditën e nesërme largoheshin nga Shqipëria, përkundër debatit.

“Ju shqiptarëve nuk duam më kurrë qe t’ju shohim dhe as qe të takohemi përsëri”,- tha një lojtar gjerman gjatë fluturimit të aeroplanit nga Tirana në Romë.

Ekipi gjerman udhëtoi për të takuar në audiencën e tij, Papën Paul VI. Prej aty, Gjermania menjëherë mori veten dhe erdhën sukseset vijuese./ bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Reagon Ministri i Jashtëm Pacolli: Njohja e Kosovës nga Madagaskari zhgënjeu Serbinë
Previous article NATO jep alarmin: Putin po i fsheh raketat e ndaluara, ato mund të shkatërrojnë Evropën brenda disa minutave

g.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT