• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ 1600 persona ende të humbur, familjarët akoma duke kërkuar
Home
Rajon

KOSOVË/ 1600 persona ende të humbur, familjarët akoma duke kërkuar

16 December, 2017 g.autor Rajon

Edhe 18 vjet pas përfundimit të luftës në vend mbi 1600 kosovarë ende figurojnë në listën e të pagjeturve. Institucionet e Kosovës, sipas familjarëve, kanë qëndruar neglizhentë ndaj zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre.

Të pakënaqur me angazhimin e përfaqësuesve shtetërorë familjarët e të pagjeturve kanë vendosur që më 31 dhjetor të këtij viti të bëjnë homazhe në varreza nëpër komunat e tyre, ku janë varrosur trupat e shqiptarëve që janë identifikuar në varrezat në Serbi dhe jo sikurse kanë bërë për çdo vit duke ardhur dhe duke protestuar para Qeverisë.

Nystrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e nënave”, ka thënë se në muajin mars të vitit të ardhshëm bëhen 19 vjet që nga kidnapimi i familjarëve dhe nuk është bërë asgjë në identifikimin e fatit të tyre.

“Tryeza po mbahen, tryeza të kota, tryeza të thata”, ka thënë ajo.

Kumnova ka thënë se kanë pritur nga shteti i Kosovës që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të pagjeturve.

“Dhe te ndërkombëtarët kemi pasur shumë shpresa se ata do të punojnë shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por edhe ata e kanë neglizhuar”.

Kumnova thotë se po kërkohet të zbardhet fati i të pagjeturve, por askush deri më sot seriozisht nuk e ka marrë këtë çështje. “Serbia i ka arkivat, por nuk po i bëhet presion që të hapen këto arkiva”.

Familjarët kërkojnë të dënohen kriminelët!

Kumnova tha se më 31 dhjetor do të mbajnë aktivitete për të pagjeturit.

“Nuk do të vijmë në Prishtinë sepse nuk do të dimë kujt t’i drejtohemi. Është dhe një vërejtje institucioneve, për të mos udhëtuar familjarët deri në Prishtinë do të mbajmë në Gjakovë dhe do të shkojmë te varrezat të bëjmë homazhe dhe apelin do ta drejtojmë nga atje”.

Kumnova kritikon presidentin Hashim Thaçi që po ofron pajtim me Serbinë.

“Pa u zbardhur fati edhe i 1600 shqiptarëve, pa dalë kriminelët para drejtësisë, pa u treguar e vërteta, kjo është plus një brengë që na ka nxirë shpirtin. Ai duhet si president i shtetit të Serbisë t’i kthejë njerëzit, t’i nxjerrë njerëzit para drejtësisë, është e kundërta flet për pajtimin.“/ zeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të humbësh 20 kg vetëm me limona të zier dhe... PROVOJENI!
Previous article INSTAT: Ndërmarrjet e huaja realizojnë 1/4 e xhiros vjetore

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT