• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INSTAT: Ndërmarrjet e huaja realizojnë 1/4 e xhiros vjetore
Home
Ekonomi

INSTAT: Ndërmarrjet e huaja realizojnë 1/4 e xhiros vjetore

16 December, 2017 k.autor Ekonomi

Në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta rezulton të kenë punësuar 16% të fuqisë punëtore të angazhuar në vend, ndërkohë që kanë kontribuar me 22.7% në totalin e xhiros vjetore të ndërmarrjeve që punojnë në Shqipëri.

Instituti i Statistikave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, hartoi për herë të parë një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Sipas studimit, ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 71.4% të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 14% të tyre. Për vitin 2016, peshën më të mëdha të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta e japin Italia dhe Greqia me 56.5% të ndërmarrjeve, 60.5% të punësimit, 61.1% të eksporteve dhe 47.5% të importeve.

Por, INSTAT dhe BSH vërejnë edhe një tipar tjetër negativ: Në fund të vitit 2016, numri të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u ul me 5.1%, krahasuar me vitin 2015.

Këto ndërmarrje, në mënyrë logjike, synojnë kryesisht shitjen e produkteve të tyre jashtë vendit. Si rezultat, për vitin 2016, eksportet e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta përbënin 48.2% të eksporteve shqiptare, por në rënie të ndjeshme nga 58.8% që ishte kjo shifër në vitin 2015. Ndërsa, importet e këtyre ndërmarrjeve kanë ardhur në rritje të lehtë, duke zënë 29% të importeve, nga 28.7% në vitin 2015.

Origjina
Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 70% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ato me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10.9% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta, ndërkohë që ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 19.1%.

Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet nga BE janë mbizotëruese në shërbime (24.3%), tregti (18.6%) dhe industri (13.6%), ndaj totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

Punësimi
Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, bazuar në numrin e të punësuarve, në vitin 2016 ndërmarrjet e vogla nga vendet e BE-së mbulonin 77.1% të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa kompanitë e mëdha mbulonin vetëm 1.3%. Kjo përqindje e bizneseve të vogla dhe të mëdha lidhet me veprimtarinë ekonomike ku ata veprojnë.

Ato kishin punësuar 16% të të punësuarve gjithsej, edhe këtu në zbritje të lehtë nga 17.7% që ishin në vitin 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ 1600 persona ende të humbur, familjarët akoma duke kërkuar
Previous article Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT