• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA PRANON DRONËT LUFTARAKË KAMIKAZË “SKYDAGGER”/ Kurti: Ushtarakët janë trajnuar për t’i përdorur
Home
Rajon

KOSOVA PRANON DRONËT LUFTARAKË KAMIKAZË “SKYDAGGER”/ Kurti: Ushtarakët janë trajnuar për t’i përdorur

8 October, 2025 s.autor Rajon

Kosova ka pranuar ditën e mërkurë kontejnerët “me mijëra dronë” luftarak kamikazë, Skydagger, ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti ndërkaq, ka thënë në rrjetin social “Facebook” se dronët kanë mbërritur para afatit kohor dhe se dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë të trajnuar për përdorimin e tyre.

Kryeministri i Kosovës ka rikujtuar se shteti i Kosovës ka nënshkruar një kontrat në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e mirënjohur turke, Baykar.

“Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, tha ai.

“Këta dronë kamikazë të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”, shkruar më tej Kurti.

Sa i përket Skydagger RTF, bëhet fjalë për dron të gatshëm për fluturim, shpesh të cilësuar luftarak, të pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme.

Megjithatë, ka dhe aplikime profesionale si vëzhgimi dhe kërkim-shpëtimi.

RTF nënkupton se droni është plotësisht i montuar dhe përfshin të gjitha komponentët e nevojshëm, si vetë droni, një transmetues radioje, një marrës dhe bateritë, duke e bërë atë të gatshëm menjëherë për fluturim sapo të blihet.

Ky dron mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 130kmh në largësi maksimale deri në 10 kilometra.

Forca e Sigurisë së Kosovës, aktualisht, është në proces të transformimit në ushtri.

Ky proces filloi në vitin 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASNJËHERË NUK JA LËSHUAM DORËN..."/ Roza Lati reagon pas thashethemeve për ndarje me Xhonatanin!
Previous article ALARMI/ Zorrët tuaja po shkatërrojnë shëndetin! Lidhja Zorrë - Tru, qendra e shëndetit tonë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT