• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Zorrët tuaja po shkatërrojnë shëndetin! Lidhja Zorrë – Tru, qendra e shëndetit tonë
Home
Shëndet

ALARMI/ Zorrët tuaja po shkatërrojnë shëndetin! Lidhja Zorrë – Tru, qendra e shëndetit tonë

8 October, 2025 s.autor Shëndet

Shëndeti i zorrës, i cilësuar si truri jonë i dytë, ndikon në gjendjen tonë psikologjike dhe emocionale. Zorra e cilësuar si qendra e shëndetit tonë, ndikon në sistemin imunitar, në gjendjen tonë emocionale dhe në sistemin tonë hormonal.

Nutricionisti Altin Joka ndau një sërë informacionesh që lidhen me shëndetin e zorrës, si t’a ruajmë atë në mënyrë që të jetojmë gjatë dhe shëndetshëm.

“Zorra mban në ekulibër sistemin tonë imunitar. Balanca mikrobike është shumë e rëndësishme sepse mban infeksionet larg dhe alergjitë. Kur kemi dëmtim të mukozës, rrit lodhjen dhe inflamacionet”, sqaroi nutricionisti Joka.

Por si mund ta dallojmë që zorra jonë është e shëndetshme?

“Kur ne dalim jashtë një herë ose dy herë në ditë pa aromë dhe dhimbje, kur nuk kemi fryrje pas konsumimit të ushqimit, do të thotë që kemi zorrë të shëndetshme”.

Sipas Jokës, një zorrë e shëndetshme prodhon neurotransmetues që lidhen me anën tonë psikologjike. Nëse ne jemi të fuqishëm gjatë ditës apo jo, shëndeti i zorrës ndikon, një zorrë e sëmurë sjell inflamacion, shkakton shumë probleme të mëdha.

Por çfarë e sëmur zorrën? Nutricionisti Joka thotë se shkaku është ushqimi që fusim në trupin tonë. Kur ne marrim ushqim pa mikro dhe makronutrient, një ushqim me nivele të larta me kimikate, por edhe stresi dhe ankthi sjellin rritje të kortizolit, duke shkaktuar dëmtim të mukozës, e cila sjell shumë probleme. Joka shton gjithashtu se antibiotikët e shkatërrojnë zorrën si dhe përdorimi i Ibubrofen-it duke sjellë eleminimin e baktereve të mira.

“Duhet shumë kohë që këto baktere të rigjenerohen, duhen 6-12 muaj”, u shpreh ai.

Një tjetër problem sipas nutricionistit Joka që shkatërron zorrët janë helmimet, përdorimi i ushqimeve me shumë kimikate, intolerancat ushqimore, të cilat shkaktojnë inflamacion. Por edhe problemet hormonale si dhe problemet me tiroiden sjellin probleme tek zorrët.

Joka dha dhe një këshillë për një zakon të keq që tashmë është bërë rutinë, qëndrimi në tualet me telefon në dorë teksa kryhen nevojat personale.

“Telefoni është i dëmshëm për zorrën, kur rrini me gjatë në tualet kjo sjell rritjen e presionit mbi rukterin tonë duke krijuar inflamacion e duke sjellë një sërë problemesh me hemoroidet. Një studim në 2018 publikoi se nëse rri më shumë se 5 minuta në tualet, kjo rrit 3 herë gjasën për të pasur hemoroide”, u shpreh Joka.

Në fund nutricionisti dhe eskperti i mjekësisë holistike Altin Joka, ndau edhe disa informacione të vlefshme për mënyrën sesi ndikon ngrënia e ushqimit në zorrë.

“Kur ulemi dhe jemi të qetë e ndihmojmë zorrën tonë dhe trurin të marrë kohën që duhet, ndërsa kur hamë me tension, acidi i stomakut dobësohet, përtypja e shpejtë ndikon në procesin e tretjes si dhe stresi sjell fryrje të zorrës. Kujdesuni të pini ujë para se të konsumoni ushqim, mos hani duke folur, ose pa vetëdije dhe në lëvizje”, këshilloi Joka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA PRANON DRONËT LUFTARAKË KAMIKAZË "SKYDAGGER"/ Kurti: Ushtarakët janë trajnuar për t’i përdorur
Previous article KRIMI QË TRONDITI GREQINË/ Shqiptari përdhunoi dhe dhunoi gruan në sy të fëmijëve, gjykata merr VENDIMIN përfundimtar

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT